KFOR-i mirëpret reduktimin e forcave policore pranë ndërtesave komunale në veri të Kosovës

Prishtinë, 4 gusht 2023 – Misioni paqeruajtës në Kosovë, KFOR-i ka mirëpretur vendimin e institucioneve në Kosovë për të reduktuar praninë e Policisë së Kosovës pranë ndërtesave komunale në veri të Kosovës.

KFOR-i tha se ky është një hap i rëndësishëm drejt de-përshkallëzimit të situatës në veri, por bëri të ditur se vlerësimi i situatës së sigurisë në ndërtesat e komunave në veri e rreth tyre është bërë nga Policia e Kosovës dhe EULEX-I, pa miratimin e KFOR-it.

“KFOR-i mirëpret hapat për të ulur tensionet në Kosovë, duke përfshirë reduktimin e pranisë së Policisë së Kosovës pranë ndërtesave komunale. Për të sqaruar, vlerësimi i fundit i situatës së sigurisë në dhe rreth ndërtesave komunale është bërë nga PK & @EULEX Kosovo pa miratimin e KFOR-it”, thuhet në komunikatën e misionit të NATO-s në Kosovë.

(r.m.)