KFOR-i ndihmon shpëtimin e një zyrtari policor në Shqipëri

Tiranë, 28 maj 2022 – Njësitë e KFOR-it, misionit të NATO-s në Kosovë, kanë ndihmuar në shpëtimin e një zyrtari të Policisë së Shqipërisë që kishte rënë në një humnerë, gjatë kontrollit për bimë narkotike në fshatin Shosh të Shkodrës, të premten në mesditë.

Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se polici i plagosur është nxjerrë nga humnera me helicopter të KFOR-it.

“Pavarësisht shkallës së lartë të rrezikshmërisë për ta tërhequr oficerin e plagosur, në helikopter, falë profesionalizmit të ekipit të helikopterit të KFOR-it dhe ndihmës së një grupi special të RENEA-s, u bë e mundur transportimi i oficerit të Policisë nga zona e rrezikshme ku kishte rënë, drejt Spitalit Ushtarak Tiranë”, njoftoi Policia e Shtetit të shtunën.

Policia e Shqipërisë njoftoi edhe edhe ushtria shqiptare kishte vënë në dispozicion një helicopter, por nuk ka arritur tma nxjerrë të plagosurin.

“Për shkak të terrenit mjaft të vështirë nuk mund të bëhej e mundur tërheqja e oficerit të plagosur nga vendi deri ku kishin mundur ta nxirrnin me krahë shërbimet e Policisë dhe të ekipit të urgjencës mjekësore”, thuhet në njoftim.

Polici i plagosur i është nënshtruar menjëherë trajtimit të specializuar mjekësor.

(r.m.)