KFOR-i: Jemi të gatshëm të reagojmë, nëse ka nevojë

Prishtinë, 24 shtator 2023 – Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, e ka dënuar ashpër sulmin ndaj pjesëtarëve të Policisëë së Kosovës ne veri.

Në një deklaratë për medie, KFOR-i tha se po e ndjek nga afër situatën në Banjskë dhe se është i gatshëm të reagojë nëse kërkohet, por thekson se përgjegjësinë fillestare për menaxhim të incidentit e ka Policia e Kosovës.

“Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO dënon ashpër sulmin kundër Policisë së Kosovës dhe dërgon ngushëllimet më të thella për familjen dhe të dashurit e të ndjerit”, thuhet në deklaratë.

“KFOR-i vazhdon ta vëzhgojë prej afër situatën në Banjskë, dhe trupat e KFOR-it janë prezentë në këtë zonë, të gatshëm të reagojnë, nëse kërkohet. Komandanti i KFOR-ut është në kontakt direkt me të gjithë mekanizmat ndërkombëtarë, përfshirë Bashkimin Evropian, shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë së Serbisë dhe institucionet e Kosovës, dhe është duke punuar për ta gjetur një zgjidhje”, thuhet më  tutje në deklaratë.

“Komandanti i KFOR-it është në kontakt të ngushtë dhe të vazhdueshëm me të gjitha palët e interesuara ndërkombëtare, përfshirë BE-në, Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Serbisë dhe institucionet në Kosovë, dhe po punon intensivisht për të gjetur një zgjidhje”, thuhet në deklaratën e KFOR-it.

(r.m.)