KFOR-i shton prezencën në pjesën veriore të Kosovës

Prishtinë, 29 maj 2023 – Situata në pjesën veriore të Kosovës është tensionuar më shumë të hënën në mëngjes.

Turma të serbëve, të revoltuar për vendosjen e kryetarëve të rinj në katër komunat veriore me shumicë serbe, janë grumbulluar para ndërtesave të komunave në Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok. Ata kërkojnë që

Misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, ka shtuar praninë pranë para ndërtesave të këtyre komunave, për të parandaluar hyrjen me forcë në ndërtesa dhe përplasjen me policinë e Kosovës, e cila është vendosur rreth këtyre ndërtesave dhe brenda tyre.

Në hapësirën rreth ndërtesës së komunës së Zveçanit janë vendosur edhe rrethoja metalike dhe tela gjemborë, për të penguar hyrjen e protestuesve brenda në ndërtesë. Megjithatë, turma e protestuesve ka mësyrë të futet brenda me dhunë dhe policia e Kosovës ka përdorur sprejin lotësjellës për t’i zmbrapsur protestuesit agresivë.

Policia tha se ajo “është detyruar t’i përdorë mjetet e ligjshme, si sprejin, për t’i ndaluar protestuesit dhe për ta vënë situatën nën kontroll”.

Udhëheqësit e Listës Serbe, partisë që kontrollohet nga Beogradi, janë takuar me përfaqësues të KFOR-it, të cilëve u kanë kërkuar që “të mos vihen në shërbim të Prishtinës”.

Kryetari i kësaj partie, Goran Rakiq, është takuar me përfaqësues të KFOR-it në Zveçan. Rakiq citohet të ketë thënë se serbët kërkojnë që kryetari i ri i kësaj komune, Ilir Peci, të mos lejohet të hyjë në objektin e komunës. Ai ka kërkuar që Policia e Kosovës t’i tërheqë njësitë speciale nga pjesa veriore.

Portal Kossev, me seli në Mitrovicën Veriore, raporton se zyrtarët e Listës Serbe po vazhdojnë negociatat me KFOR-in për të plotësuar kërkesat e serbëve.

Turma të serbëve janë bubuar edhe para ndërtesave të komunave në Leposaviq dhe në Zubin Potok, rreth të cilave janë vendosur forca të shtuara të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës. Sipas raportimeve nga vendii ngjarjes, protesta e serbëve para këtyre dy komunave po zhvillohet në mënyrë të qetë.

Kryetarët e rinj të komunave të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut nuk kanë shkuar në zyrat e tyre në ndërtesat komunale deri në orën 10:00. Ata janë ftuar në Prishtinë, për një takim me ambasadorët e veendeve të QUINT-it dhe të BE-së, që ishte caktuar të niste në orën 9:00.

(r.m.)