Prishtinë, 19 janar 2023 – Misioni i NATO-s në Kosovë (KFOR), përmes një njoftimi në Twitter, njoftoi se komandanti i këtij misioni, gjeneral-majori Angelo Michele Ristuccia, ka folur për situatën e sigurisë në Kosovë në takimin me Shefat e Mbrojtjes së NATO-s.
Ai citohet të ketë thënë se situata në Kosovë është përgjithësisht e qetë, por jashtëzakonisht e brishtë dhe e paqëndrueshme.
“Aktualisht, situata e përgjithshme e sigurisë në Kosovë është përgjithësisht e qetë, por jashtëzakonisht e brishtë, e paqëndrueshme dhe e paparashikueshme për shkak të disa çështjeve të pazgjidhura”, ka thënë gjeneral-majori Ristuccia.
#NATO KFOR Commander, MG Ristuccia, spoke at the recent Chiefs of Defence #NATOCHoDs meeting. He thanked Allies & partners for their contributions & support to @NATO_KFOR's mission and updated them on #KFOR’s activities and the security situation pic.twitter.com/A1naI9vOqj
— NATO Kosovo Force – KFOR (@NATO_KFOR) January 19, 2023
Komandanti i KFOR-it ka theksuar se KFOR-i vazhdon të zbatojë çdo ditë dhe në mënyrë të paanshme mandatin e tij të OKB- së për ruajtjen e paqes e sigurisë dhe për sigurimin e lirisë së lëvizjes. Ai ka thënë se KFOR-i është i gatshëm të ndërhyjë, nëse është e nevojshme.
MG Ristuccia said: "Currently, the overall security situation in #Kosovo is generally calm but extremely fragile, volatile and unpredictable due to several unresolved & sometimes converging issues." pic.twitter.com/T3nIuZATXO
— NATO Kosovo Force – KFOR (@NATO_KFOR) January 19, 2023
Ai ka thënë se KFOR-i vazhdon të krijojë kushtet për progres në procesin e dialogut Kosovë – Serbi që lehtësohet nga Bashkimi Evropian.
Gjeneral-majori Ristuccia i ka falënderuar aleatët dhe partnerët për kontributin dhe mbështetjen e misionit të NATO-s në Kosovë.
COMKFOR underlined that #KFOR continues to daily & impartially implement its #UN mandate to maintain security & freedom of movement & stands ready to intervene if necessary. It also continues to create the conditions for the #EU-facilitated Dialogue to consolidate & move forward
— NATO Kosovo Force – KFOR (@NATO_KFOR) January 19, 2023
(r.m.)