Komanda e Operacioneve Speciale të SHBA-së për Evropën (SOCEUR) ka vendosur të ngrejë në Shqipëri një shtab të bazës të Forcave të Operacioneve Speciale, me rotacion.
Një gjë të tillë e ka përshëndetur edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim e cila shkruan se kjo është hera e parë që ngrihet një shtab i përgjithshëm në vendin tonë.
Ajo shton se kjo është një mënyrë shumë e mirë të për nisur Vitin e Ri dhe se një akt i tillë është me rëndësi për rajonin.
Yuri Kim: Shkëlqyer për të nisur Vitin e Ri me zhvillime të rëndësishme në marrëdhëniet e mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Hera e parë që Shtetet e Bashkuara vendosin një seli të këtij lloji në Shqipëri. E rëndësishme për sigurinë rajonale.
Vendndodhja e selisë në Shqipëri do të sigurojë ndërveprueshmëri më të madhe me aleatët tanë shqiptarë, qasje të rëndësishme në qendrat e transportit në Ballkan dhe fleksibilitet më të madh logjistik.
Nëpërmjet trajnimeve të vazhdueshme dhe bashkëpunimit të ngushtë, Forcat e Operacioneve Speciale të SHBA-së sigurojnë një lidhje të rëndësishme midis aleatëve dhe partnerëve tanë në rajon, duke rritur kështu stabilitetin rajonal.oranews