Kim: SHBA do të ndihmojë forcimin e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri

Tiranë, 12 prill 2023 – Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim, është takuar të martën me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Artur Metani.

Ambasada amerikane në Tiranë, nëpërmjet një njoftimi të publikuar në Facebook, bëri të ditur se SHBA do të vazhdojë të ndihmojë forcimin e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri, veçanërisht të Inspektorstit të Lartë të Ddrejtësisë, në mënyrë që të bëhen përparime në procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian.

“Ambasadorja e SHBA YuriKim u takua sot me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, i cili drejton një nga institucionet kyçe të reformës në drejtësi. Roli i ILD-së në mbikëqyrjen e disiplinës së gjyqtarëve, prokurorëve dhe anëtarëve të këshillave është thelbësisht kritik për sistemin e drejtësisë në Shqipëri. SHBA do të vazhdojë të ndihmojë në forcimin e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri, siç është ILD, ndërsa ato forcohen për të çuar më tej përpara integrimin e Shqipërisë në BE”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Tiranë.

(r.m.)