Tiranë, 4 mars 2022 – Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim, ka reaguar në lidhje me shkrimet e medies ruse se në Ukrainë ka edhe mercenarë shqiptarë që luftojnë kundërforcave ruse.
Në një postim në rrjetet sociale, ambasadorja Kim ka shkruar se këto janë gënjeshtra për të hequr vëmendjen nga e vërteta se Rusia e ka pushtuar Ukrainën.
“Fushata ruse e dezinformimit është e tepruar. Këto janë gënjeshtra të krijuara për të mbjellë dyshime dhe për të hequr vëmendjen nga e vërteta, që është se Rusia ka pushtuar Ukrainën, se Rusia është e përfshirë në një sulm të paramenduar, të paprovokuar, të pajustifikueshëm ndaj një kombi tjetër sovran”, ka shkruar ajo.
"Fushata ruse e informacioneve të rreme vazhdon papushim. Këto janë gënjeshtra të krijuara për të ngjallur dyshime dhe për të tërhequr vëmendjen nga e vërteta, e cila është se Rusia ka pushtuar Ukrainën… (1/2) https://t.co/nzvBkl7xJ3
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) March 4, 2022
Ambasadorja Kim e ka shpërndarë edhe reagimin e ministres së Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, e cila mohon kategorikisht se në Ukrainë ka mercenarë shqiptarë.
“Nuk ka mercenarë shqiptarë në Ukrainë! Kjo është një gënjeshtër që Moska vazhdon ta përsërisë pa turp! Shqipëria qëndron me Ukrainën dhe do të vazhdojë të punojë me të gjithë aleatët dhe partnerët për të ndihmuar në përfundimin e agresionit të paprovokuar të Rusisë ndaj popullit të Ukrainës. Zoti i bekoftë ata”
There are no Albanian mercenaries in
— Olta Xhaçka (@xhacka_olta) March 4, 2022
Ukraine! This is a lie that Moscow keeps repeating shamelessly! That said, Albania stands with Ukraine and will continue to work with all allies&partners to help end Russia's unprovoked agression on the people of Ukraine. God Bless them🇺🇦❤️🇦🇱
(r.m.)