Athinë, 23 janar 2025 – Kisha Orthodokse e Shqipërisë ka dhënë një njoftim për gjendjen shëndetësore të Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos, i cili po trajtohet në spitalin “Evangelismos”, në Athinë.
Në njoftim thuhet se z. Janullatos, dy javë pas operacionit kirurgjikal, është gjendje shëndetësore stabile, me një përmirësim të vogël.
Kryepeshkopin e ka vizituar në spital edhe përfaqësuesi i Patriarkanës Ekumenike në Athinë, Mitropoliti i Laodikesë, z. Theodhori, i shoqëruar dhe nga Episkopi i Krujës, Anastas Mamaj.
Njoftimi i plotë i Kishës Ortodokse të Shqipërisë:
Në Spitalin “Evangelismos”, ku ndodhet i shtruar në Njësinë e Kujdesit Intensiv, Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Shqipërisë, z. Anastas, pas një operacioni kirurgjikal, erdhi sot për vizitë përfaqësuesi i Patriarkanës Ekumenike në Athinë, Hirësia e Tij, Mitropoliti i Laodikesë, z. Theodhorit.
Hirësia e Tij, Mitropoliti i Laodikesë, u takua me Episkopin e Krujës, z. Anastas, dhe me priftërinjtë që e shoqëronin, në Kishën e Ungjillëzimit, në spital, ku kryen së bashku një lutje për shëndetin e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Shqipërisë. Më pas, Hirësia e Tij i përcolli Episkopit të Krujës, z. Anastas, urimet e Patriarkut Ekumenik, si dhe urimet e tij personale.
Hirësia e Tij, Episkopi i Krujës, e vuri në dijeni për gjendjen shëndetësore të Kryepiskopit, e cila mbetet e qëndrueshme, me një përmirësim të vogël. Më tej, ai shprehu falënderimet e tij të përzemërta për interesimin, lutjet dhe urimet e Patriarkut Ekumenik, duke i kërkuar atij që t’a falënderojë Patriarkun Ekumenik përzemërisht dhe me respekt për interesimin e treguar.
(r.m.)