Djathtistët serbë protestuan mbrëmjen e sotme para Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, në përkrahje të serbëve në Kosovë
Ata akuzuan Ambasadën amerikane se po raporton në interes të partisë në pushtet Partisë Progresive Serbe (SNS) të Vuçiç, ndërsa nuk mungoi edhe parrulla “Kosova është zemra e Serbisë”.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke komentuar nga Shkodra këtë zhvillim tha se grupe të tilla inkurajohen nga Beogradi.
Kurti: Ka në Kosovë ekstremistë që nuk duan ta pranojnë realitetin dhe që shkojnë kundër vlerave demokratike dhe europiane mirëpo ata janë një pakicë e papërfillshme e ndonëse nganjëherë e dhunshme dhe e zhurmshme. Beaoj që në përgjithësi janë të inkurajuar nga Beogradi, energjia e tyre nuk vjen nga poshtë por nga lart.OraNews