KM Edi Rama: Javën tjetër shpallim qeverinë e re

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën përmbyllëse të mandatit të dytë qeverisës 2017-2021

Knid Ndrenika

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/345306550658146/

“Qeveria e re do të shpallet javën e ardhshme dhe ju do të vijoni të gjithë punën deri në minutën e kalimit të detyrës, pa lënë asnjë ditë të shkojë kot”-tha kryeministri Edi Rama në Tiranë.

“Kemi një skuadër kampione, ku ka shumë zgjedhje për çdo rol. Kampionati 4-vjeçar që ka nisur të nesërmen e zgjedhjeve të fundit kërkon jo vetëm formacion të mirë qeverisës, një kryesi të mirë të grupit parlamentar apo një kryesi efektive të vetë partisë, por një stol rezervash të gjatë, për të pasur mundësi energjizimi të partisë”-tha ai kur mbajti fjalën përmbyllëse të mandatit të dytë qeverisës 2017-2021.

Ai theksoi se qeveria e re e pasfitores së zgjedhjeve të 25 prillit 2021, kërkon një formacion të mirë, kryesi të mirë të grupit të deputetëve si dhe “një stol rezervash të gjatë”, për të pasur mundësi energjizimi të partisë.

Për thuajse 30 minuta zoti rama shpalosi arritjet që tha se janë të prekshme veçanërisht në mbrojtje, drejtësi dhe politikën e jashtme gjatë dy mandateve 2013-2021.

“Me shumë mirënjohje për të gjithë ju, mbështetjen, kontributin, ju falënderoj edhe njëherë për të gjithë këtë periudhë sfiduese kohe”-u tha ai ministrave.

Pjesë nga fjala:

Edhe për kulturën kemi bërë, por shumë e shumë do bëjmë me projekte që janë rrugës, si realizimi i Teatrit Kombëtar, apo të tjerë. Më shumë mund të kishim bërë me formalizimin e ekonomisë, por kemi bërë një punë të vyer me ndërtimin e sistemet të ri digjital të fiskalizimit, prej të cilit presim një hop të madh cilësor e sasior në administrimin e të ardhurave. Ulja e taksave, rritja e pagave për mësuesit dhe mjekët, pavarësisht pandemisë, nuk janë pak për një shtet akoma në kantier në aspektin e konsolidimit të strukturave të tij. Jemi vendi me papunësinë më të ulët në rajon.

Katër portet e reja turistike, ai i Sarandës, ku ka nisur puna, ai i Vlorës, ku puna nis në muajt apo javët e ardhshme, si dhe ai më i madhi në Durrës, janë një nga blloqet e mëdha të investimeve konkrete të huaja, që do të na mundësojnë rritje ekonomike. Rritja e ekonomisë nuk do të mjaftojë për të arritur majën, ku kjo qeveri do ta ngjisë Shqipërinë në fund të kësaj dekade. Kjo qeveri ka bërë jo pak punë. Do ta çojmë në një nivel tjetër marrëdhënien qytetar-shtet, si dhe goditjen e korrupsionit në administratë. Do e fusim shtetin në smartphone e qytetarit dhe do e shkulim nga xhepat e korrupsionit. Para 8 vitesh ishim brima e zezë në fund të kavallit të këtij rajoni, ndërsa tani e mbyllim këtë mandat me rezultate pozitive. Mandate pozitive kemi edhe në luftën kundër krimit. Do të rrisim më tej sigurinë në çdo drejtim, që nga qarkullimi rrugor, e deri te sigurimi i një kontrolli permanent në kohë reale 24 orë i territorit. Kjo sfidë i kalon qeverisë tjetër, me një bazë garancie për t’ia dalë me sukses.