Kur ikën Edi Rama? Kryeministri e thotë hapur: Në planet e mia është bashkimi i Kosovës dhe Shqipërisë
Knid Ndrenika
Kryeministri Edi Rama tha se ka për cak në karrierën e tij aspiratën e bashkimit të Shqipërisë me Kosovën.
Ai mohoi që interes personal të jetë shndërirmi i një udhëheqësi presidencial apo çka tjetër i shtetit të bashkuar shqiptar, përveçse aspiratës kombëtare.
Ne televizionin “Klan” për emisonin “Zonë e Lirë”, zoti Rama theksoi se “në planet e mia është bashkimi i Kosovës dhe Shqipërisë”.
“Unë presidenti i Shqipërisë dhe Kosovës?! Kjo nuk është në planet e mia!Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën, po! Është aspiratë”-tha shkoqur zoti Rama.
Sipas kryeministrit, pas viti 2030 ai e sheh veten diku tjetër dhe larg politikës, por kjo nuk e pengon që të ketë atë plan të bashkimit të Shqipërisë dhe Kosovës.
“E shoh veten diku tjetër pas vitit 2030! Dua të kem të drejtën për të pasur një pjesë të fundit të rrugëtimit tim ku të marr frymë i çliruar nga superngarkesa e kësaj pjese të rrugës.
“Por, – vijoi kryeministri, – të them që në këtë pozicion qëndrohet kur ke të gjithë zjarrin e nevojshëm brenda”.
Zoti Rama shtoi se është e mjaftueshme për atë vetë si dhe për të gjithë të tjerët që shërbimet ndaj detyrës të kenë një limit.
“Përtej atij limiti t’i kthehem pasioneve, që janë të rëndësishme”-tha ai, kur u pyet se kur do të ikte Edi Rama.