Koloneli i FSK-së Ismajl Brahimi diplomon në Kolegjin Kombëtar të Luftës në Uashington

Uashington, 9 qershor 2023 – Koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës Ismajl Brahimi ka diplomuar në Kolegjin Kombëtar të Luftës të Universitetit të Mbrojtjes Kombëtare të SHBA-së në Fort McNair Washington, D.C.

Ambasada e Kosovës në SHBA, përmes një postimi në Twitter, ka njoftuar se në ceremoninë e diplomimit ishin të pranishëm edhe gjenerali Mark A. Milley, Kryeshef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të SHBA-së, gjenerali Micheal T.Plehn nga Forcës Ajrore të SHBA-së dhe gjenerali Jeffrey H. Hurlbert, komandant i Kolegjit Kombëtar të Luftës në Fort McNair Washington, D.C.

“Urime kolonelit të Forcës së Sigurisë së Kosovës Ismajl Brahimi për diplomimin në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare të SHBA-së, Kolegji Kombëtar i Luftës në Fort McNair Washington D.C. Të pranishëm në ceremoninë e sotme të diplomimit ishin edhe gjenerali Mark A. Milley, Kryeshef i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Lejtnant Michael T. Plehn, USAF e, gjeneral brigade Jeffrey H. Hurlbert, komandant i Kolegjit Kombëtar të Luftës. Kosova falënderon SHBA-në”, thuhet në postimin e ambasadës së Kosovës në SHBA.

Në ceremoni ishte i pranishëm edhe ambasadori i Kosovës  në SHBA, Ilir Dugolli.

(r.m.)