Komandanti i KFOR-it i vlerëson kontributet e Shqipërisë për ruajtjen e paqes në Kosovë

Prishtinë, 30 shtator 2024 – Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR-it, gjeneralmajori turk Ozkan Ulutash, është takuar të hënën me ministrin e Mbrojtjes të Shqipërisë, Pirro Vengu dhe me shefin Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Artmatosura të Shqipërisë, Arben Kingji.

KFOR-i njoftoi se në takim është diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë dhe për rolin i KFOR-it për stabilitetin në rajon.

Në njoftim thuhet se gjeneralmajori Utulash i ka vlerësuar edhe kontributet e Shqipërisë në aktivitetet e KFOR-it.

“Takimet ishin pjesë e ndërveprimeve të rregullta të gjeneralmajorit Utulash me homologët e tij kryesorë në Kosovë dhe në mbarë rajonin, teksa ai është në përfundim të mandatit të tij, KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.

Shqipëria, si anëtare e NATO-s, e ka një kontigjent të trupave në misioniun e NATO-s në Kosovë, KFOR.

(r.m.)