Tiranë, 21 janar 2022 – Komisioni për Çështje Ligjore, Administratën Publike dhe tëDrejtat e Njeriut i Kuvendit të Shqipërisë e ka miratuar të premten propozimin për zgjatjen e afateve të Vettingut.
Mbledhja e komisionit është zhvilluar me debate mes deputetëve, të cilët, në fund, i kanë thënë “Ok” propozimit për zgjatjen e afateve të procesit të Vettingut.
Propozimi është bërë nga mazhoranca, ndërsa është kundërshtuar nga opozita.
Megjithatë, Komisioni i Ligjeve ka hapur rrugë për zgjatjen e afateve të Vettingut.
(r.m.)