Sarajevë, 11 dhjetor 2021 – Kryesuesi i Presidencës së Federatës së Bosnjës e Hercegovinës, Zhelko Komshiq dhe anëtari i Presidencës, Shefik Xhaferoviq, kanë reaguar ndaj miratimit të mocionit për largimin e institucioneve të Republikës Serbe nga institucionet e Federatës.
Komshiq, përfaqësues i komunitetit kroat në Presidencë, i bëri thirrje Prokurorisë së Bosnjës e Hercegovinës që të fillojë procedurën kundër personave që miratuan mocionin.
Ai ka thënë se ky mocion “minon direkt rendin kushtetues të Bosnjës e Hercegovinës dhe prishin paqen dhe stabilitetin në vend”.
Komshiq i bëri thirrje prokurorisë që ta ndjekë penalisht Millorad Dodikun, I cili cilësohet si “nxitës dhe udhëheqës i një grupi që u bashkua në shkatërrimin e rendit kushtetues të Bosnje e Hercegovinës dhe në minimin e institucioneve shtetërore”.
Edhe Xhaferoviq, përfaqësues I komunitetit boshnjak në Presidencë, u bëri thirrje institucioneve, veçmas Prokurorisë së Bosnje dhe Hercegovinës që të “mbrojnë rendin kushtetues dhe të nisin një hetim kundër të gjithë atyre që janë përgjegjës për ngjarjet e sotme”.
“Dënoj dhe i refuzoj vendimet e miratuara në seancën e Asamblesë së entitetit të Republikës Serpska. Kjo, së bashku me ligjin e miratuar më parë për barnat dhe pajisjet mjekësore, është pjesë e një plani që qartazi ka për qëllim të nisë një sulm ndaj rendit kushtetues të Bosnje e Hercegovinës. Një sulm ndaj shtetit dhe rendit kushtetues është sulm ndaj paqes”, ka thënë Xhaferoviq.
(r.m.)