Tiranë, 24 maj 2021 – Sot është përkujtuar Kongresi i Përmetit, i mbajtur më 24 maj 1944.
I pranishëm në ceremoninë pwrkujtimore kaqenw edhe ish-presidenti i Republikës, Alfred Moisiu. Ai kavendosur lule në shtatoren e një dëshmori të Atdheut.
Sikurse edhe herët e tjera, komunistët janë shfaqur nw kwtw ceremoni me fotografi të Enver Hoxhës, duke e glorifikuar figurën e tij.
“Ky ka qenë drita e diellit për gjithë Shqipërinë. Vendi ka qenë i mbytur dhe i zhytur, nuk dinte të shkruante e as të lexonte. Shqipëria ishte me malarie, me zgjebë e kolerë. Ky qe ai burrë që i hoqi të gjitha dhe e bëri Shqipërinë lule. E bëri lule, si gjithë Përmetin, që i thonë qyteti i luleve. Trëndafil e bëri gjithë Shqipërinë. Lavdi! Rroftë Partia e Punës e Shqipërisë! Rrofshin dëshmorët e vendit! Rroftë 24 maji!”, wshtw shprehur një nga të moshuarit, gjatw ceremonisw.
(BalkabWeb)