Komuniteti Shqiptar i Selanikut ka nisur sot fushatën dy ditore të dhurimit të gjakut. Sot edhe nesër nga ora 9 deri më 12 në mesditë, në spitalin universitar “AXEPA” të Selanikut, mund të dhurohet gjak për Bankën e Komunitetit Shqiptar të Selanikut me Nr. Amze 15377 (Αρ. Μητρώου).
Që nga krijimi i Bankës së Gjakut, në maj të vitit 2020, dhe deri tani, KSHS ka zhvilluar 4 fushata dhurim gjaku për Bankën e Gjakut, nga e cila janë ndihmuar me dhjetëra qytetarë shqiptarë edhe grekë.
Kontributi i shqiptarëve të Selanikut është vlerësuar me Letër Mirënjohje nga administrata e spitalit universitar “AXEPA”
“Respekt dhe mirënjohje qytetarëve tanë që kanë treguar vlerat e tyre humanitare në dhurimin e gjakut për njerëzit në nevojë.
Ju lutemi dhuruesve të gjakut te komunikojnë me ne. E-mail [email protected]/ Telefon 6938423120 për njoftime të mëtejshme”, shkruhet në njoftimin e Komunitetin Shqiptar në Selanik.
Gazea e Diaspores