Prishtinë, 29 tet0r 2021 – Të premten në Prishtinë i filloi punimet Konferenca Shkencore Ndërkombëtare “Studimet për Shqiptarët në Francë”, organizuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK).
Kryetari i ASHAK-ut, Akademik Mehmet Kraja, në fjalën e hapjes, e vlerësoi këtë konferencë si njërin ndër projektet më madhore të seksionit të gjuhësisë e letërsisë dhe të seksionit të shkencave shoqërore.
Ai tha se kjo konferencë është vazhdimësi e konferencave ndërkombëtare shumë të suksesshme: Studimet Albanistike në Amerikë, Studimet Albanistike në vendet ku flitet gjermanisht dhe Studimet Albanistike në Itali.
Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Shqipërisë (ASHASH), Skënder Gjinushi, në fjalën e tij përshëndetëse, e vlerësoi Konferencën “Studimet për Shqiptarët në Francë” si një kontribut me rëndësi të madhe për studimet albanistike dhe për botën shqiptare në përgjithësi.
Gjinushi theksoi se përvoja e ASHAK duhet të shfrytëzohet edhe për projekte të tjerë me interes në fusha të tjera të dijes.
Ai tha se është me interes interes edhe realizimi i projekteve të përbashkëta të ASHAK dhe ASHASH dhe u bëri thirrje qeverive të të dyja vendeve që të mbështesin projektet e tilla madhore.
Gjinushi u angazhua edhe për organizimin e një kuvendi të përbashkët të studjuesve të albanologjisë.
Akademik Rexhep Ismajli, kryetar i këshillit organizues të konferencës, paraqiti një përmbledhje të historikut të interesimeve dhe të studimeve të franncezëve për shqiptarët.
Ismajli tha se kontaktet e para të botës franceze me botën shqiptare janë regjistruar në shekullin XI, por bota shqiptare e ka marrë vëmendjen e studiuesve, shkrimtarëve e intelektualëve francezë në shekullin XIX dhe shekullin XX.
“Kontaktet e regjistruara të botës shqiptare me botën frënge shkojnë mjaft herët, qysh në Kohën e Robert Guis¬card-it në sh. XI, për të vazhduar pastaj me Anzhuinët dhe Karlin I në sh. XV. Personalitete të letrave frënge si P. Lavardin, P. Ronsard, M. Montaigne, A. De Lamar¬tine e kishin shfaqur reverencën e ty¬re për Gjergj Kastri¬otin Skënderbeun, duke u bërë në njëfarë dore frymëzues për shkri¬mtarë, studiues e historianë që do të merreshin pastaj me botën shqiptare. Studiues, shkrimtarë dhe udhëpërshkrues francezë e kanë drejtuar vë¬men¬d¬jen e tyre ndaj botës shqiptare në mënyrë pak më intensive në sh. XIX dhe sidomos në sh. XX”, tha Ismajli.
Ai tha se interesimet për shqiptarët në Francë kanë nisur pas përkthimit të “Hisotisë së Skënderbeut” të Marin Barletit.
“Interesimet për shqip¬tarët dhe botën e tyre kanë qenë më intensive në kohën pas Skënderbeut dhe janë ndërli¬dhur me ‘Historinë e Skënderbeut’ të Barletit të përkthyer dhe të përfolur gjerësisht, pastaj në kohën e Ali Tepelenës dhe të raporteve të tij me shtetin e Napoleonit, pastaj në valën e romantizmit dhe në fillim të shekullit XX, kur po përvijoheshin konturat e shteteve të reja të Europës, ndër to të Shqipërisë”, shpjegoi ai.
Akademik Ismajli tha se vëmendja e opinionit francez, sidomos e qarqeve intelektuale e shkencore, për Kosovën dhe për shqiptarët u zgjua pas demonstratave të vitit 1981 në Kosovë, por e arriti kulmin në vitet ’90.
“Persistenca e lëvizjes paqësore dhe përshkallëzimet e represionit bënë që opi-nioni francez të mos mbetej indiferent, e kjo nxiti dhe një shka¬llë të re interesimesh in¬telektuale, shkencore e hulumtuese, të shoqatave për të drejtat e njeriut, të opinionis¬tëve të revoltuar për botën shqiptare në vitet ’90 e më tej. Kështu kemi dhe një inte¬resim të veçantë për zhvillimet kulturore e letrare, përkthimet e para të letërsisë që zhvillohet në hapësirat jashtë Shqipërisë londineze dhe për tërësinë e kulturës shqip¬tare. Duket se edhe studimet për shqiptarët, për gjuhën, për kulturën dhe për tërësinë e botës shqiptare, përtej ndarjeve të shumëfishta frymëzënëse shtetërore e të tjera, po hyjnë në një fazë të re cilësisht dhe sasiisht. Dhe duhet të themi po ashtu mbase përtej ndarjeve politike në të djathtë e të majtë”, u shpreh akademik Ismajli.
“Vitet ’90 të shekullit XX bashkë me rrëfimet për aparthedin të dëshmuar nga vetë in¬telektualët frëngë, nga shoqatat për mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të njeriut, nga shoqatat fetare të krishtera, nga sindikatat e nga veprimtarët politikë, bashkë me his¬to¬rinë e qëndrestarisë paqësore, të veprimit të tërë sistemit shkollor jashtë godinave dhe sistemit arsimor shtetëror në Francë po vinte dhe historia e veprimtarëve të kul¬turës, e letërsisë dhe e frymës që sundonte ndër ne në përpëlitjet për çlirim. E tërë kjo i dha një shtysë të re interesimit për letërsinë, kulturën dhe dijen shqiptare në për¬gji¬thësi, të Kosovës në veçanti. Ndodhte një dialog specifik në rrethana gati surreale”, theksoi Ismajli.
Në këtë konferencë po marrin pjesë mbi 40 studiues të fushave të ndryshmenga Kosova, Shqipëria e nga viset tjera shqiptare, si edhe nga Franca apo nga vende tjera frankofone. Kumtesat e konferencës do të botohen në një vëllim të veçantë, ashtu siç është bërë edhe mekonferencat tjera të deritashme të ASHAK.
(Ramadan Muçolli, Illyria)