Kongresi Panshqiptar Amerikan zhvillon takim me përfaqësues të DASH për vaksinat

Përfaqësuesit e Kongresit Panshqiptar Amerikan ka zhvilluar takim me 5 zyrtarë nga Departamenti i Shtetit pas një kërkese që organizata i bëri Sekretarit Antony Blinken për ndihmë në sigurimin e vaksinave kundër COVID-19 për Kosovën.

“Përveç diskutimit mbi bashkëpunimin e mundshëm për të ndihmuar Kosovën në prokurimin e vaksinave, pjesëmarrësit diskutuan edhe çështje të ndryshme me të cilat po përballet Kosova dhe rajoni, përfshirë dialogun, Gjykatën Speciale, vëllezërit Bytyqi, zgjedhjet e ardhshme dhe reformën në Drejtësi në Shqipëri, regjistrimin e popullsisë në Maqedoninë Veriore, pasivizimin në Preshevë dhe rritjen e paqëndrueshmërisë në Malin e Zi”, thuhet në kumtesë, transmeton KlanKosova.tv.

Si përfaqësues të Departamentit të Shtetit, të pranishëm në takim ishin: David Kostelancik, Drejtor për Zyrën e Evropës Juglindore, Zyra e Çështjeve Evropiane, Michael Konstantino, Zëvendës Drejtor, Ilan A. Goodman, Zyrtar i Lartë për Zyrën e Kosovës, Ëendy Rejan, Zyrtar për Zyrën e Kosovës dhe Malikat Rufai, Zyrtar për Zyrën e Maqedonisë Veriore dhe Zyrtar Mbështetës për Zyrën e Shqipërisë.

Kostelancik ka falëndereuar Kongresin Panshqiptar Amerikan për angazhimin dhe ofroi bashkëpunim në çështje të ndryshme me të cilat po përballet Ballkani.