Kongresisti Torres: Perëndimi ka shkuar shumë larg me përkëdheljen e Serbisë

Nju Jork, 17 janar 2023 – Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, tha se ai është kremar që është kryesues i Komitetit për shqiptarë në Kongresin e SHBA-ve dhe theksoi se Kosova është një ndër demokracitë  më të fuqishme në botë. Ai u bëri thirrje ta njohin pavarësinë e Kosovës të gjitha vendeve qënuk e kanë bërë këtë.

“Unë shërbej me krenari si kryesues i Komitetit për shqiptarë në Kongresin e SHBA-ve dhe mbaj me nder Rolin e Eliot Engel, kampionit historik të komunitetit shqiptar në Kongresin e SHBA-ve. Para pak muajsh unë isha në Kosovë se bashku me Hari Bajraktarin për të përcjellë mesazhin se SHBA- të qëndrojnë pa mëdyshje me popullin e Kosovës. Kosova është një ndër demokracitë më të fuqishme në botë dhe unë ju bëje thirrje çdo vendi në botë, çdo vendi në NATO dhe çdo vendi në komunitetin ndërkombëtar që ta njeh Kosovën demokratike”, tha ai për RTV21.

Kongresisti Torres tha se e shqetëson fakti se Perëndimi “ka shkuar shumë larg” me “përkëdheljen” e Serbisë.

“Kosova meriton njohje, meriton përkrahje në betejën kundër Serbisë e cila është një prokurë ruse dhe ne duhet të mbështesim demokracinë e Kosovës. Me shqetëson fakti se Perëndimi ka shkuar shumë larg me përkëdheljen e Serbisë. Ne duhet medemos ta pranojmë së Kosova është alerte e SHBA-ve, kurse Serbia është dorë e zgjatur e Rusisë dhe ne duhet të kërkojmë vendosmërisht pranimin e Kosovës së Pavarur si demokraci”, tha ai.

Përfaqësues të komunitetit shqiptar në New York u takuan Ritchie Torres ku u shpreh vullneti i të dy palëve për thellimin e bashkëpunimit.

Ligjvënësi amerikan Ritchie Torres njihet si lobues i fortë për çështjen e Kosovës në Kongres dhe në administratën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

(r.m.)