Uashington, 2 tetor 2023 – Kongresistja amerikane Lisa McClain ka thënë se SHBA-ja duhet t’i qëndrojë pranë Kosovës. Ajo ka thënë se Kosova prej kohësh ka qenë aleate e fuqishme e SHBA-së dhe NATO-s.
Në një status në platformën X, kongresistja republikane nga Michigani ka thënë se çdo agresion ndaj Kosovës nga shtetet që mbështeten nga Rusia është kërcënim për sigurinë globale.
“Kosova ka qenë prej kohësh aleate e fuqishme e SHBA-së dhe NATO-s, dhe bota e lirë është e përkushtuar ndaj sovranitetit të saj. Çdo agresion kundër Kosovës nga shtetet që mbështeten nga Rusia është i papranueshëm dhe kërcënim për sigurinë globale. SHBA-ja duhet t’i qëndrojë pranë Kosovës”, ka shkruar Lisa McClain.
Kosovo has long been a strong ally of the United States and NATO, and the free world is committed to their sovereignty. Any aggression against Kosovo by Russian-backed states is unacceptable and a threat to global security. The United States must stand by Kosovo.
— Representative Lisa McClain (@RepLisaMcClain) October 2, 2023
(r.m.)