Kongresistja Slotkin: SHBA dhe NATO të mbrojnë sovranitetin e Kosovës

Uashington, 3 tetor 2023 – Kongresistja amerikane, Elissa Slotkin, ka reaguar kërkuar shtimin e forcave të KFOR-it në pjesën veriore të Kosovës. Ajo ka thënë se kështu i përcillet mesazh i fortë Serbisë që të tërheqë forcat e saj ushtarake nga zona në kufi me Kosovë,

Kongresistja republikane, në një shkrim në rrjetin social “X”, ka thënë se të gjithë ata që e kërcënojnë sigurinë e Kosovës duhet të mbahen përgjegjës dhe të nxirren para drejtësisë. Ajo ka theksuar se SHBA-ja dhe NATO-ja duhet të vazhdojnë të jenë mbrojtës të sovranitetit të Kosovës.

“Vendosja e forcave shtesë të NATO-s në Kosovë kishte për qëllim t’i dërgonte mesazh Serbisë – tërhiqni trupat tuaja nga kufiri i Kosovës. Provokimet e Serbisë i shqetësojnë qytetarët e Kosovës, veçanërisht për shqiptarët që kanë lidhje të forta me Miçiganin.

SHBA-ja dhe NATO-ja duhet të vazhdojnë të jenë mbrojtës të sovranitetit të Kosovës dhe të gjithë sulmuesit që kërcënojnë sigurinë e Kosovës t’i mbajnë përgjegjës e të nxirren para drejtësisë”, ka shkruar kongresistja Slotkin.

https://twitter.com/RepSlotkin/status/1709213455020868039?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1709213455020868039%7Ctwgr%5Ead70225c0445fe287c381a28c44ad7a8bce788cf%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fekonomiaonline.com%2Fkongresistja-republikane-shba-ja-dhe-kfor-i-duhet-ti-mbajne-pergjegjes-sulmuesit-qe-kercenojne-sigurine-e-kosoves%2F

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ia ka përcjellë presidentit serb Aleksandar Vuçiq personalisht mesazhin për tërheqjen e forcave ushtarake të Serbisë nga kufiri me Kosovën.

(r.m.)