Podgoricë, 2 shtator 2023 – Kryetari i Komisionit të Zbulimit në Dhomën e Përfaqësuesve në Kongresin amerikan Mike Turner, u takua të shtunën në Podgoricë me Presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviqq.
Pas takimit, Turner tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë ta mbështesin Malin e Zi në rrrugëtimin e tij drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ashtu siç e kanë mbështetur për pranimin e tij në NATO.
Turner tha se nga Presidenti Milatoviq ka marrë garanci se Mali i Zi mbetet në rrugën e NATO-s.
“Ne jemi krenarë për përfshirjen e saj dhe për atë që ka arritur ushtria saj, për mbështetjen e NATO-s. Jam i impresionuar me përkushtimin e fortë të Presidentit (Milatoviq) ndaj NATO-s dhe jam i bindur se, siç ka qenë edhe në deklaratat e tij të mëhershme, ishte i qartë se Mali i Zi do të mbetet anëtar i fortë i NATO-s”, tha Turner.
“Nuk kam asnjë shqetësim për udhëheqjen e presidentit. Mendoj se ai është një lider shumë i fortë për Malin e Zi, NATO-n dhe orientimin euroatlantik të vendit në rrugën drejt BE-së”, tha Turner duke folur për orientimin e Milatoviqit.
Ai i vlerësoi edhe deklaratat e forta të Milatoviqit në lidhje me agresionin rus kundër Ukrainës.
“Ajo që po ndodh atje është tronditëse dhe mbështetja jonë brenda NATO-s na detyron të mbështesim Ukrainën. Asgjë më pak,” theksoi Turner.
Ndërsa Milatoviq deklaroi se SHBA mund të ketë besim të plotë në Malin Zi.
“Përcolla një mesazh të fortë se Mali i Zi mund të bëhet vendi më i besueshëm i SHBA-ve në këtë pjesë të botës. Ne folëm për situatën në Ukrainë, për agresionin rus kundër atij vendi dhe për mbështetjen që i jep Ukrainës Mali i Zi në atë luftë shumë të shëmtuar”, tha ai.
Ai tha se nga SHBA-të ka kërkuar mbështetje shtesë për Malin e Zi, si “histori e suksesshme evropiane”.
Vizita e kongresmenit Turner në Mal të Zi vjen në kohën e mospajtimeve të Presidentit Milatoviq me mandatarin për formimin e qeverisë së re, Milojko Spaiq. Mosmarrëveshjet u shfaqën për shkak se Spajiq refuzon të përfshijë në qeveri partitë pro-ruse të Frontit Demokratik.
Para Podgoricës, ligjvënësi amerikan zhvilloi vizita në Prishtinë dhe në Beograd.
(r.m.)