Konjufca: Rama ka gabuar me draftin e statutit të Asociacionit, s’duhet ta bënte po u konsultuar me Kurtin

Prishtinë, 10 qershor 2023 – Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka gabuar që ka hartuar draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Ai ka thënë se Rama nuk duhet ta bënte këtë pa u konsultuar me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Në parim, mendoj se është gabim, pavarësisht përmbajtjes. Një defekt është në parim, sepse kryeministri shqiptar [Edi Rama] nuk do të duhej të bënte veprime të tilla pa u ulur me kryeministrin e Kosovës [Albin Kurti] edhe pa i sqaruar të gjitha këto probleme së bashku”, deklaroi ai.

Konjufca tha se deri më tani kanë qarkulluar shumë drafte të statutit të  Asociacionit, por asnjëri prej tyre nuk ka pasur ndonjë efekt në Kosovë.

“Shumë drafte kanë qarkulluar deri tash, por asnjëri nuk ka pasur efekt në Kosovë. Nuk besoj se nuk mund të paragjykoj për përmbajtjen”, kathënë ai.

Konjufca u pyet edhe për paralajmërimet e Shteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian se Kosova do të ketë sanksioneve nëse nuk i plotëson kërkesat për tejkalim të situatës në pjesën veriore të Kosovës. Ai tha sev institucionet shtetërore të vendit janë duke punuar ngushtë me aleatët në mënyrë që kjo situatë të tejkalohet.

“Mendoj që institucionet tona dhe ministritë tona janë duke punuar ngushtë me aleatët edhe me partnerët që kjo situatë të tejkalohet”, tha ai.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë më 8 qershor, se ua ka dërguar një draft për Asociacionin, presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar të premten se Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe Kancelarit gjerman, Olaf Scholz, ua ka dërguar një draft-srtatut të Asociacionit, në hartimin e të cilit, sipas tij,  kanë marrë pjesë edhe ekspertë amerikaë dhe evropianë. Rama ka  thënë se ky draft “është  një dokument i nivelit më të lartë ndërkombëtar që merr në konsideratë të gjitha arsyet për krijimin e Asociacionit dhe që Asociacioni është pjesë e organizimit të jetës për Kosovën”.

Burime diplomatike në Bashkimin Evropian kanë thënë se e kanë parë tekstin e draftit të dorëzuar nga Rama. Sipas këtyre burimeve, “teksti është shkruar me shumë seriozitet, kurse përnga mënyra e të shkruarit ka një cilësi shumë të lartë”.

Qeveria e Kosovës dhe Kryeministri Albin Kurti  nuk është deklaruar ende lidhur me draft-statutin e Asociacionit të propozuar nga Edi  Rama.

(r.m.)