Prishtinë, 28 tetor 2024 – Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka folur për draftin e Statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, të hartuar nga Franca dhe Gjermania në emër të Bashkimit Evropian (BE).
Konjufca ka theksuar se hartimi dhe miratimi i draftit të statutit të Asociacionit është kompetencë e shtetit të Kosovës e cila nuk mund t’I merret nga askush.
“Bashkimi Evropian nuk mund të propozojë draftin e Statutit të Asociacionit në vend të Kosovës. Kjo i bie që BE-ja do t’ia grabiste Kosovës një kompetencë shtetërore, kompetencë që Brukseli e ka të shkruar në njërën prej marrëveshjeve të arritura në negociatat që i ka organizua vetë”, ka thënë ai.
Konjufca ka thënë gjithashtu se BE-ja mund ta kritikojë Kosovën se është vonuazr ta paraqesë draftin e saj derisa nuk ka pasur asnjë afat për paraqitjen e tij. Ai ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të sqarohen me Bruikselin për n për çështjen e kopetencës dhe për ës dhe për çështjen e afatit për dorëzimin e draftit të statutit të Asociacionit.
“Duhet të ulemi me BE-në dhe të qartësojmë se kush e ka këtë kompetencë. Unë mendoj që e ka Kosova. A jemi vonuar apo jo? Ne, ashtu-kështu, jemi nën masa të BE-së. Mjafton kjo pët ta paguar çmimin që jemi vonuar”, është shprehur Konjufca.
Kryetari I Kuvendit të Kosovës ka thënë se Bashkimi Evropian ka qasje diskriminuese ndaj Kiosovës. Ai ka thënë se Brukseli ka vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës për ato që i konsideron “vonesa”në zbatimin e marrëvëshjeve të arritura në kuadër të dialogut, ndërsa Serbia tolerohet edhepse kundërshton zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Brukselit dher Aneksin e Ohrit.
Konjufca ka thënë se Serbia synon ta përdorë marrëveshjen vetëm për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
“Serbia e ka hedhur poshtë Marrëveshjen e Ohrit. Për Serbinë Marrëveshja e Ohrit e ka emrin vetëm Asociacion i Komunave dhe ajo nuk do t’i zbatojë pikat e tjera. Prej letrës së Brnabiqit e deri te sulmi i Banjskës këto ia kanë shpallë vdekjen Marrëveshjes së Ohri. Tash çka është faji i Kosovës?”, ka thënë Konjufca.
(r.m.)