Hagë, 19 qershor 2022 – Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, të dielën e 19 qershorit ka takuar në Gjykatën e Hagës, ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli.
Kështu ka bërë të ditur Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të kryetarit të kuvendit për Portali D.
“Sot kemi përfunduar vizitën edhe tek Thaqi edhe tek Veseli”, ka thënë Kërçeli.
Gjatë vizitës në Gjykatë Speciale në Hagë, Konjufca është takuar me disa nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen atje në paraburgim.
Të shtunën, më 18 qershoirt, Konjufca i kishte takuar ish-deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimin, ish-zëdhënësin e UÇK-së, Jakup Krasniqin dh eish-pjesëtarin e UÇK-së, Pjetër Shalën.
“Sot bashkë me kryeparlamentarin Konjufca filluam vizitat në Hagë, takuam ish-kryeparlamentarin Jakup Krasniqi e Pjetër Shalën, pas drekës takojmë gjeneral Rexhep Selimin. Kurse nesër ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, e po ashtu edhe të dënuarit nga shoqata e veteranëve të luftës, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj”, ka shkruar Kërçeli, të shtunën.
Kryeparlametari Konjufca ka thënë se vizitën në Hagë e realizon me qëllim që të shohë nga afër se si po trajtohen ish-krerët e UÇK-së nga Gjykata Speciale.
“Duket qartë se në disa aspekte ata apo shkelin të drejtat e tyre. Ata po i afrohen kohës 2-vjeçare të paraburgimit dhe s’është bërë asgjë. Nuk u është siguruar as mbrojtja e tyre në liri. Jemi të shqetësuar si institucione. Do të flasim me zotërinjtë Thaçi, Selimi, Krasniqi dhe Veseli për këto çështje”, ishte shprehur Konjufca.
Ish-drejtuesit e UÇK-së akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të kryera në periudhën 1998-1999. Ata gjenden në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020.
(r.m.)