“Gjuha shqipe së shpejti në gjitha shkollat e Nju Jorkut si gjuhë e dytë”
Nga Beqir SINA
NEW YORK
Staten Island: E diela ditë pushimi, por, jo e tillë për Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Nju Jork, Shoqatën “Kraja”, Ana e Malit”, Ulqini”, dhe “Malësia” për të cilët ishte ditë “pune – aktiviteti” që ka nisur me vizitën në Shkollën Shqip, fillimin e semestrit të dytë, 2022/23.
Diplomati Fatmir Zajmi, ishte i ftuar dje në ceremonialin e fillimit të gjysëmvjetorit(semestrin) shkollor në “Shkollën Shqipe” në Qarkun Staten Island të Qytetit të Nju Jorkut, në ceremoninë e organizuar nga tre shoqatat e komunitetit Ulqini, Kraja dhe Ana e Malit, të cilat kan arritur edhe suksesin më të veçant, në komunitetin shqiptar, me hapjen e kësaj shkolle, e cila nga numëri i nxënësve është shkolla shqiptare më e madhja në SHBA.
Konsullata e Përgjithshme e Kosovës,e cila po bën shpërndarjen e librave shkolor në shkollat shqip në SHBA, në prani të kuadrit mësimor, prindërve si dhe veprimtareve të komunitetit i dorëzoi një numër tekstesh(200) mësimore të dedikuara nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, për nevoja të mbi 200 nxënesve të cilët po vijojnë mësimet në shkollën që mban emrin “Shkolla Shqip” në qytetin Staten Island- New York.
Në këtë eveniment mori pjesë edhe përfaqësuesi i zonës, në Bashkinë e NYC, z David Carr , Anëtar i Këshillit të Qytetit të Nju Jorkut (New York City Council) që përfaqëson Distriktin e 50-të në të cilin graviton numri më i madh i komunitetit shqiptar.
Po ashtu në këtë ceremoni morën pjesë dhe drejtuesit e Shoqatës “Kraja”, (Sami Kanaqi), “Ulqini” (Xhemo Lanica),”Ana e Malit” (Albert Salaj), “Malësia” (Shaqo Gjoka), dhe veprimtarët Cano Apa Duli, Ismet Kurti, dhe Naser Nika.
Diplomati kosovar Fatmir Zajmi në cilësi të Këshilltarit në KPNJ, në emër të Ambasadorit z Blerim Reka, dhe Konsullatës së Përgjithëshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, përshendeti nxënesit, kuadrin mesimor, prindërit dhe veprimtarët e komunitetit duke ju falenderuar për angazhimin, punën dhe përkushtimin si dhe dedikimin për ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës shqipe .
Ai tha se si gjithmonë KPNJ (MPJD) do qendrojë përkrah komunitetit tanë gjithandej SHBA, dhe do të mbeshtetë iniciativat e mirefillta në interes kombëtar sidomos për shkollat me mësim plotësues në gjuhën Shqip në SHBA.
Veprimtari Naser Nika, i cili mori pjes në këtë takim shkruajti në statusin e tij në rrjetin social Istagram,: “Sot pata kënaqësinë të shoh të përfunduar një nga nismat që propozuam unë dhe Kryetari i Këshillit Shqiptar në Mal të Zi z.Faik Nika.Me ndihmën e Shkëlqesisë së tij z.Fatmir Zajmi nga Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në SHBA, Shkollës Shqipo-Amerikane “Meso Shqip” iu dhuruan më shumë se 200 tekste shqipe.”
Përveç kësaj, thotë Nika, patëm kënaqësinë të kishim këshilltarin e qytetit të Nju Jorkut, z.David Carr, të bashkohej me ne në këtë nismë që do të ndihmojë në mbështetjen e shkollës së fëmijëve tanë.
Gjuha shqipe së shpejti në gjitha shkollat e Nju Jorkut si gjuhë e dytë
Shoqata Ulqini, së bashku me Shoqata Krajën, Ana Malit,” organizatorët e kësaj ceremonie thanë se ishin krenarë që pritën Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Shkëlqesinë e Tij z. Fatmir Zajmi dhe stafin e tij, së bashku me Këshilltarin Bashkiak David Carr, dhe kryetarin e shoqatës “Malësia Madhe”,për një takim produktiv si e quajtën ata, takim në të cilin janë diskutuar ngjarjet e ardhshme kulturore, të tyre, që janë duke u planifikuar; njëri prej të cilëve është një piknik i mrekullueshëm që do të koordinohet nga ne dhe shoqatat tona. Ky event do të jetë i mrekullueshëm pasi do të bashkojë fëmijët, familjet dhe drejtuesit e komunitetit shqiptaro-amerikanë si një shfaqje uniteti, bashkimi, force dhe solidariteti!
Ata thonë po ashtu në statusin e tyre se në këtë takim kan diskutuar edhe për propozimin e gjuhës shqipe në Departamentin e Arsimit të NYC që të mësohet në shkolla si gjuhë e dytë! Kjo do të jetë monumentale për komunitetin dhe organizatat tona do të bëjnë gjithçka që mundemi për të siguruar që kjo të jetë e mundur!
“Shkëlqesia e tij, Z. Zajmi pati edhe mirësinë të na bashkangjit, së bashku me këshilltarin David Carr, në Shkollën tonë Shqiptaro-Amerikane, “Meso Shqip”, ku ai dhuroi bujarisht mbi 200 tekste të gjuhës shqipe për nxënësit, me zotimin për të dhuruar më shumë në të ardhmen. Ata patën mundësi të takoheshin dhe të flisnin me mësuesit dhe studentët tanë dhe ranë dakord të jenë në bashkëpunim me ne në të ardhmen. Ne falënderojmë z.Zajmi dhe këshilltarin Carr për ndihmën e tyre të sinqertë dhe të vërtetë!” shkruajn ata në llogarinë e tyre Fb.