Tiranë, 8 shtator 2024 – Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë njoftoi se kontingjenti i ushtarëve shqiptarë në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, i cili sapo e ka marrë detyrën, është angazhuar menjëherë në stërvitjen për menaxhimin e trazirave dhe turmave të dhunshme.
Në njoftimin e ministrisë thuhet se trupat shqiptare janë të gatshëm për ruajtjen e mjedisit të sigurt në Kosovë.
“Trupat shqiptare, përkrah kolegëve nga vendet aleate, janë të gatshëm 24 orë në ditë për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftim.
Kjo stërvitje përfshin përgatitjen për situata emergjente që mund të shkaktojnë trazira.
(r.m.)