James C. O’Brien i nominuar nga Presidenti Joe Biden si Koordinator për Politikat e Sanksioneve i tha Komisionit të Senatit Amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë se administrata amerikane me nxitjen e Kongresit, ka investuar burime të konsiderueshme për të hartuar dhe zbatuar sanksionet anti-korrupsion.
“Unë e kuptoj sesa të rëndësishme janë për ne sanksionet. Unë e kuptoj se është e qenësishme që ne të përforcojmë politikën e sanksioneve për t’i zbatuar ato plotësisht. Administrata jonë ka identifikuar njerëzit që do të jenë edhe në vijim objekt i sanksioneve. Së pari, sanksionet janë pjesë e strategjisë sonë. Ato janë mjete shumë të fuqishme dhe përdorimi ose kërcënimi nëpërmjet tyre është jashtëzakonisht efektiv në mbështetje të një strategjie koherente”, tha ai.
Jam i përkushtuar tha James C. Obrien, për të bërë gjithçka që ne të ruajmë dhe rrisim efektivitetin e sanksioneve.
“Çdo sanksion, sado i justifikuar mirë, duhet të mbështetet në analizën e alternativave, efekteve dhe mbështetjes nga partnerët tanë. Kjo kërkon që qëllimi i tij të kuptohet përtej qeverisë së SHBA-së, që ne të punojmë me qeveritë e tjera, që të realizohen objektivat e sanksioneve. Ne duhet të bëjmë më shumë për të kuptuar efektivitetin e sanksioneve të SHBA-së pasojat e tyre. Sanksionet mund të shërbejnë për shumë qëllime, dhe ne duhet të dimë se çfarë është qëllimi ynë dhe nëse e kemi arritur atë”, deklaroi Obrien.
Obrien theksoi përpara Senatit se sanksionet janë vendimtare për luftën kundër korrupsionit.
“Administrata jonë ka paraqitur një strategji të fuqishme për këtë, dhe Sekretari Blinken do të emërojë një drejtues të lartë në rang koordinatori për antikorrupsionin. Mezi pres që të punoj me të për të evidentuar aktorët e korruptuar, networkun e tyre, rrjetet që i ndihmojnë ato”, u shpreh ai.
Gjithsesi theksoi ai, duhet të jemi të kujdesshëm, të mos ndëshkojmë pa prova dhe të lëndojmë të pafajshmit.
Top Channel
Fjala e plotë James C. O’Brien në Komisionin e Senatit Amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë më 12 janar 2022:
E kam filluar karrierën time si avokat-këshilltar në Departamentin e Shtetit në vitin 1989 dhe isha krenar që t’i shërbej qeverisë amerikane dhe popullit amerikan deri në vitin 2001, kur përfundova detyrën si i dërguari presidencial për Ballkanin për tranzicionin demokratik në Serbi.
Jam i nderuar që Presidenti Biden dhe Sekretari Blinken më kanë emëruar si koordinator për sanksionet.
Unë e kuptoj se sa të rëndësishme janë për ne sanksionet. Unë e kuptoj se është e qenësishme që ne të përforcojmë politikën e sanksioneve për t’i zbatuar ato plotësisht. Administrata jonë ka identifikuar njerëzit që do të jenë edhe në vijim targeti i sanksioneve. Së pari sanksionet janë pjesë e strategjisë sonë.
Ato janë mjete shumë të fuqishme dhe përdorimi ose kërcënimi nëpërmjet tyre është jashtëzakonisht efektiv në mbështetje të një strategjie koherente.
Në këtë drejtim administrata jonë me nxitjen e Kongresit, ka investuar burime të konsiderueshme për të hartuar dhe zbatuar sanksionet. Janë me qindra të zyrtarëve në Departamentin e Shtetit dhe të Thesarit, si dhe në agjenci të tjera, që promovojnë antikorrupsionin, të drejtat e njeriut, luftën kundër terrorizmit, kundër narkotikëve, si dhe mbrojtjen e parimeve të tjera thelbësore të politikës së jashtme të SHBA-ve.
Unë jam i përkushtuar për të bërë gjithçka që ne të ruajmë dhe rrisim efektivitetin e sanksioneve.
Nëse konfirmohem, mezi pres që të punoj me zyrtarët përgjegjës për te zbatuar edhe mjete të tjera të politikës sonë të jashtme dhe ekonomike.
Çdo sanksion, sado i justifikuar mirë, duhet të mbështetet në analizën e alternativave, efekteve dhe mbështetjes nga partnerët tanë. Kjo kërkon që qëllimi i tij të kuptohet përtej qeverisë së SHBA-së, që ne të punojmë me qeveritë e tjera, që të realizohen objektivat e sanksioneve.
Zyra e Koordinatorit të Sanksioneve nuk mund ta bëjë këtë vetëm dhe suksesi i zyrës do të kërkojë edhe bashkëpunimin e kolegëve në departamentin e shtetit dhe veçanërisht nga ambasadat tona.
Ne duhet të bëjmë më shumë për të kuptuar efektivitetin e sanksioneve të SHBA-së pasojat e tyre të veçanta njerëzore. Sanksionet mund të shërbejnë për shumë qëllime, dhe ne duhet të dimë se çfarë është qëllimi ynë dhe nëse e kemi arritur atë. Ne gjithashtu duhet të punojmë për të shmangur shkaktimin e pasojave të padëshiruara.
Secili prej këtyre synimeve kërkon që qeveria e SHBA dhe partnerët tanë të angazhohen rregullisht me komunitetit të biznesit dhe me organet joqeveritare dhe gazetarët e pavarur. Këto grupe na ndihmojnë që të kuptojmë ndikimin e veprimeve tona nëpërmjet sanksioneve dhe ku ato mund të na ndihmojnë të arrijmë tonën synimet e politikës së jashtme.
Nëse konfirmohem, mezi pres që të angazhohem me partnerët tanë globalë, bashkëpunimi i të cilëve i bën programet tona të sanksioneve më efektive.
Do të punojmë ngushtë me misionet e SHBA-së jashtë vendit dhe zyrtarët që angazhojnë qeveritë e tjera.
Së fundi, sanksionet janë vendimtare për luftën kundër korrupsionit. Administrata jonë ka paraqitur një strategji të fuqishme për këtë, dhe Sekretari Blinken do të emërojë një drejtues të lartë në rang koordinatori për antikorrupsionin. Nëse konfirmohem, mezi pres që të punoj me të për të evidentuar aktorët e korruptuar, networkun e tyre, rrjetet që i ndihmojnë ato. Gjithsesi duhet të jemi të kujdesshëm të mos ndëshkojmë pa prova dhe të lëndojmë te pafajshmit.
bw