Koreja e Jugut gjobit kompanitë “Google” dhe “Meta” për shkelje të privatësisë

Seul, 14 shtator 2022 – Koreja e Jugut ka gjobitur me miliona dollarë platformën “Alphabet” të “Google” dhe ato të kompanisë “Meta”, pas akuzave se kompanitë kanë shkelur ligjet për privatësinë, thanë autoritetet më 14 shtator.

Përmes një deklarate, Komisioni për Mbrojtjen e Informacioneve Personale tha se “Google” është gjobitur me 50 milionë dollarë, ndërkaq “Meta” me 30.8 milionë dollarë.

As “Google” dhe as “Meta” ende nuk kanë komentuar për këtë vendim të Seulit.

Paneli për privatësi tha se këto kompani nuk i kanë informuar qartë përdoruesit e shërbimeve të tyre dhe nuk kanë marrë pëlqim paraprak për mbledhjen dhe analizimin e të dhënave që nxjerrin në pah interesat e përdoruesve.

Koreja e Jugut tha se këto firma po ashtu nuk i kanë informuar përdoruesit se informacionet e nxjerra do t’i përdornin për reklama të personalizuara.

(REL)