Prishtinë, 9 qershor 2021 – Në Prishtinë, në organizim të NDI dhe USAID, po mbahet konferenca dyditore me temën “Rritja e Dezinformimit në Demokracinë Digjitale”, raporton Ekonomia Online.
Drejtoresha e NDI për Kosovë, Nancy Soderberg, në hapje të konferencës, tha se qëllim i konferencës është mbrojtja e shoqërisë dhe medies kosovare nga defonformata.
“Qëllimi ynë është që të ngrihet vetëdijesimi në lidhje me demokracinë dhe të krijojmë një mbrojtje për shoqërinë dhe mediet kosovare”, tha ajo.
“Kufizimet pandemike kanë bërë që të kemi më pak persona dhe sot jemi të bashkangjitur me komunitetin e gazetarëve, OJQ-të”, theksoi Soderberg.
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, tha se dezinformatat kanë qenë shumë të pranishme gjatë kohës së zgjedhjeve në Kosovë.
Sipas tij, në zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë,kandidatët kanë bërë dezinformatat për njëri-tjetrin, ndërsa për kandidatet gra ka dominuar një gjuhë seksiste.
“Dezinformata është e pranishme në masë të madhe sidomos gjatë zgjedhjeve në Kosovë. Të gjitha partitë kanë hedhur dezinfortmata kundër kandidatëve të tjerë, kurse kandidatet gra kanë qenë të targetuara sidomos me gjuhë seksiste”, tha Kosnett.
“Deiznformata nuk është vetëm praktikw e regjimeve autoritare. Ajo gjendet edhe në shtetet demokratike. Në Amerikë kemi parë se shfrytëzimi i gënjeshtrës ka çuar në sulmin ndaj Kapitol Hillit, kurse në Kosovë dezinformatat me fokus në pandeminë i ka tensionuar marrëdhëniet ndërmjet subjekteve politike”, shtoi ai.
Kosnett bëri thirrje që para zgjedhjeve lokale të ndalohen dezinformatat.
“Të gjithë të bëjnë përpjekje ta frenojnë dezinformatën që po e dëmtojnë demokracinë e Kosovës”, tha Kosnett.
Derek Mitchell, president i Institutit Kombëtar Demokratik, tha se ka dëshmi se dezinformata shfrytëzohet kudo për të vënë nëdyshim rezultatet e votimit. Ai tha se pandemia dhe marrëdhëniet ndërmjet Kosovës e Serbisë e kanw fuqizuar dezinformatën gjatw zgjedhjeve tw fundit në Kosovë.
“Ne të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë kërcënim dhe të zhvillojmë mjete për t’i mbajtur qytetarët larg dezinformatave, në mënyrë që ata ta ushtrojnë të drejtën demokratike”, tha Mitchell.
Glenn Kessler, kryeredaktor dhe autor kryesor i “The Fact Checker”, dha këshilla për gazetarët.
“Çështja më e rëndësishme është ta bëni punën tuaj, të mos besoni gjithçka që thotë dikush. Gazetarët në Amerikë thonë se edhe kur nëna të thotë ‘Të dua’ duhet ta verifikoni, sepse kështu do të keni më shumë besim”, tha Kessler, citon Ekonomia Online.
(r. m.)