Kosnett uron Pashkët: Kjo ditë na kujton fuqinë e këmbënguljes së kosovarëve

Prishtinë, 2 maj 2021 – Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Aamerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ua ka uruar festën e Pashkëve të gjithë besimtarëve ortodoksë të Kosovës.

Në urimin e tij, ambasadori Kosnett ka thënë se dita e pashkëve na kujton “fuqinë e vetëpërmirësimit dhe këmbënguljes së kosovarëve, pa marrë parasysh pengesat”.

“Urime Dita e Pashkëve të gjithë pjestarëve të komunitetit ortodoks të Kosovës. Ndërsa reflektojmë për një vit sfidues, sot kjo ditë na kujton fuqinë e vetëpërmirësimit dhe këmbënguljes së kosovarëve të zakonshëm, pa marrë parasysh pengesat”, kashkruar  në Tëitter Ambasadori Kosnett.

(r.m.)