Prishtinë, 28 gusht 2021 – Qeveria e Kosovës, të shtunën, më 28 gusht, i ka ashpërsuar masat kundër koronavirusit, pasi situata epidemiologjike në vend është rënduar.
Masat pritet të hyjnë në fuqi të dielën, më 29 gusht, dhe do të jenë në fuqi deri më 13 shtator.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se situata epidemiologjike është rënduar në javët e fundit.
“Situata paraqet një ngritje enorme të rasteve të infektimit me COVID-19”, tha Vitia.
Qeveria vendosi që viti i ri shkollor të nisë më 13 shtator. Sipas ministrit Vitia, shtyrja e fillimit të vitit të ri shkollorishte e pashmangshme pasi grupmosha e nxënësve është bërë edhe shpërndarës i virusit.
Në masat e reja kundër koronavirusit përfshihet kufizimi i lëvizjes së qytetarëve nga ora 22:00 deri në ora 05:00.
Orari i sektorit të gastronomisë është reduktuar për një orë dhe ky sektor tashmë do të mund të punojë deri në ora 21:30 dhe do të lejohet të punojë vetëm në hapësira të jashtme.
Institucionet publike dhe private janë të obliguara të punojnë vetëm me staf esencial, deri më 13 shtator. Pas kësaj date, punëtorët e sektorit publik duhet të dëshmojnë certifikatën e vaksinimit apo testet përkatëse që t’iu lejohet hyrja në vendet e punës.
“Kjo masë gradualisht do të përfshijë edhe sfera të tjera të jetës ekonomike dhe sociale”, tha ministri Vitia.
Po ashtu, të gjithë personat që do të hyjnë në Kosovë, pavarësisht shtetësisë, duhet të ofrojnë dëshmi për vaksinim apo teste PCR dhe antigen. Në të kundërtën, duhet të izolohen 7 ditë.
Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e qeverisë, tha se procesi i vaksinimitkundërkoronavirusit në Kosovë po shkon mirë, ndonëse fushata e vaksinimit nisi më vonë se në vendet tjera të rajionit.
Ndërkaq, ministri Vitia, pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, tha se Kosova, me ritmin aktual të vaksinimit, do ta tejkalojë synimin e vaksinimit të 60 për qind të popullatës deri në fund të vitit.
Ministri Vitia tha se Qeveria e Kosovës ka nisur negociatat për sigurimin e dozës së tretë të vaksinës, në rast nevoje.
“Ky virus do të na shoqërojë edhe për një kohë të gjatë, por vaksinimi nga mbron prej tij. Megjithatë, kemi parë se në disa vende, përkundër vaksinimit masiv të qytetarëve, efekti mbrojtës i vaksinave duket se është 7-8 muaj, pavarësisht se nuk ka studime të qëndrueshme në këtë drejtim. Prandaj, ne, si qeveri, qysh tash jemi bërë gati për të siguruar dhe negociuar edhe dozën e tretë, që ta kemi të gatshme, nëse paraqitet nevoja”, tha Vitia.
Vitia tha se për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve, spitalet janë mbushur, andaj janë shtuar edhe kapacitetet, ku aktualisht janë bërë 1.600 shtretër për pacientët me COVID-19.
Javët e fundit, situata me pandeminë COVID-19 nëKosovë është përkeqësuar shumë. Në shtatë ditët e fundit, në Kosovë janë regjistruar 107 viktima dhe 13.475 raste të reja pozitive me COVID-19.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, kanë vdekuR 18 persona me COVID-19 dhe janë konfirmuar 1.891 raste të reja me koronavirus.
Si pasojë e rritjes së numrit të të infektuarve, kapacitetet e spitaleve dhe klinikave në të cilat trajtohen pacientët me COVID-19 janë sytërngarkuar, prandaj autoritetet po lirojnë kapacitete të spitaleve e klinikave të sëmundjeve joemergjengte.
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar njoftoi të shtunën se 1.077 pacientë me koronavirus janë duke u trajtuar në spitale. Prej tyre, 63 janë në kujdes intensiv, ndërsa 944 po trajtohen me oksigjeno-terapi.
(r.m.)