Kosova dhe Italia nënshkruan marrëveshje teknike në fushën e mjekësisë ushtarake

Romë, 29 prill 2023 – Kosova dhe Italia kanë nënshkruar në Romë një marrëveshje teknike në fushën e mjekësisë ushtarake.

Marrëveshja është nënshkruar nga zëvendëskomandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjeneral major Enver Cikaqi, dhe shefi i Inspektoratit Gjeneral të Mjekësisë Ushtarake të Italisë, gjeneral-lejtënant Vito Ferrara.

Gjeneral Cikaqi, në cilësinë e udhëheqësit të delegacionit, Kolonel Dr. Xhevdet Tahiraj Komandant i Regjimentit të Mjekësisë të FSK-së dhe Edona Abazi – Zylfijaj, zyrtare për bashkëpunim bilateral dhe desk oficere për Italinë, janë pritur nga Gjeneral-lejtënant Vito Ferrara, shef në Inspektoratin Gjeneral të Mjekësisë Ushtarake, Admirali C. A. Egidio Fracasso, shef i departamentit për Politika Mjekësore, Kolonel Luigi Principe shef i degës për Marrëdhënie Ndërkombëtare në fushën e Mjekësisë, dhe Nënkolonel Giuseppe Barone, dega e mjekësisë për marrëdhënie ndërkombëtare.

“Nënshkrimi i kësaj marrëveshje ka për qellim zgjerimin e bashkëpunimi bilateral mes dy ushtrive në fushën e shërbimeve ushtarake mjekësore dhe se do të jetë qelës i hapjes së dyerve në dimensione të ndryshme mjekësore ushtarake. Gjate kësaj ceremonie, krahas agjendës nga pala italiane delegacioni ynë ka vizituar edhe Institutin e Mjekësisë Ajrore Ushtarake. Në këtë Institut Gjeneral Cikaqi u mirëprit nga Gjeneral Brigade Fabio Morgagni Drejtor i Institutit për Shërbime Mjekësore të Aviacionit. Përveç takimit, stafi i këtij instituti në krye me Gjeneral Morgagnin kishin përgatit një prezantim të përgjithshëm te të gjitha kapaciteteve që ofrojnë përmes vizitave në laboratorët dhe hapësirat e ndryshme brenda objektit të këtij instituti”, thuhet në njofitm.

Gjeneral Cikaqi dhe delegacioni i tij falënderuan palën italiane për zgjerimin e bashkëpunimit bilateral në të gjitha fushat, me theks të veçantë për hapjen e mundësive në Fushën e Mjekësisë Ushtarake.

(r.m.)