Kosova do të bëhet me muze për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Prishtinë, 16 gusht 2024 – Kosova do të bëhet me muze për viktimat e dhunë seksuale gjatë luftës n٥ Kosovë.

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila është një promotore e të drejtave të grave dhe burrave të dhunuar seksualisht gjatë luftës në Kosovë, ka bërë të ditur se muzeu do të hapet nga Fondacioni “Jahjaga”, me mbështetjeën e Gjermanisë.

Jahjaga ka njoftuar se ajo dhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi për hapjen e muzeut, duke theksuar se dhuna seksuale gjatë luftës është ndër plagët më të rënda nga lufta në Kosovë.

“Së bashku me Ambasadorin gjerman në Kosovë, Rohde, nënshkruam sot në zyret e Fondacionit Jahjaga marrëveshjen e bashkëpunimit për hapjen e Muzeut të parë për Gratë dhe Burrat e Dhunuar në Kosovë. Çështja e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë është një ndër plagët më të rënda të tërë vendit, andaj qëllimi ynë kryesor është të rritet vetëdija e përgjithshme e popullit dhe të luftohet stigma e cila i rrethon të mbijetuarit”, ka shkruar Jahjaga në Facebook.

Ajo ka thënë se nuk do lë “gurë pa lëvizur” derisa të vihet drejtësia për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

“Nuk ka paqe të qëndrueshme pa drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale në Kosovë”, ka theksuar Jahjaga.

Ish.Presidentja Jahjaga ka udhëhequr disa fushata për sensibilizimin e publikut me nevojën e trajtimit  të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. 

This image has an empty alt attribute; its file name is Rroba-te-brendshme-te-grave-te-dhunuara-gjate-luftes-ne-Kosove-640x400.jpg

Numri i saktë i viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë nuk dihet. Sipas një organizate joqeveritare që është marrë me trajtimin e këtyre viktimave, gjatë luftës në Kosovë janë dhunuar seksualisht mbi 20 mijë gra dhe burra.

Kosova e ka miratuar një ligj që u ofron ndihmë financiare kësaj kategorie, por numri i atyre që kanë aplikuar për këtë përfitim është ende shumë i vogël, për shkak të frikës nga stigmatizimi.

(r.m.)