Prishtinë, 1 prill 2025 – Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se sivjet në Kosovë do të zhvillohet stërzitja ushtarake më e madhe në Evropë, “Defender Europe 25/Immediate Response”.
Ministri Maqedonci, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se përgatitjet për këtë stërvitje po zhvillohen sipas planit dhe ka shprehur bidnjen se stërvitja do të jetë e suksesshme.
“Republika e Kosovës përmes Forcës së Sigurisë së Kosovës do të jenë mikpritëse të ushtrimit më të madh ushtarak në Evropë, “Defender Europe 25/Immediate Response ”. Përgatitjet për këtë ushtrim po zhvillohen sipas planit të paraparë dhe jemi të bindur se realizimi i tij do të jetë i suksesshëm”, ka shkruar ai.
Maqedonci ka njoftuar se ai, së bashku me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) Gjenerallejtënant Bashkim Jasharin, kanë qëndruar në Mnelë të Shqipërisë ku e kanë ndjekur stërvitjen e qitjes me mortaja 120 mm të pjesëtarëve të Togut të Mortajave të Regjimentit të Tretë të Këmbësorisë së FSK-së. Ai ka thënë se kjo stërvitje është zhvilluar në kuadër të përgatitjeve për stërvitjen “Defender Europe 2025”.
“Aty rikonfirmuam që ushtria jonë është në nivel të atyre të NATO’s për nga përgatitja profesionale, motivi dhe pajisjet në armatim”, ka shkruar ministry Maqedonci.
(r.m.)