Kosova do të jetë vend pritës i ushtrimit fushor “Defender Europe 23”

Prishtinë, 15 gusht 2022 – Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj. ka njoftuar se Kosova do të jetë vend pritës i ushtrimit më të madh fushor në rajonin e Ballkanit “Defender Europe 23”.

“Përgatitjet janë duke vazhduar, ushtrimet parapërgatitore të ushtrisë sonë, blerja e pajisjeve dhe kompletimi i infrastrukturës, i paraprijnë këtij ushtrimi”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

“Në ‘Defender Europe 23’ ushtria e Kosovës do të marrë pjesë me dy regjimente. Gjatë këtij ushtrimi planifikohet që të validohen kapacitetet e këmbësorisë së FSK-së në nivel të Regjimentit, nga njësi të specializuara për validim të Ushtrisë Amerikane’, ka shpjeguar ai.

Mehaj ka thënë se ushtrimi “Defender Europe 23” do të dëshmojë edhe një herë përgatitjen dhe profesionalizmin e lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Forca e Sigurisë së Kosovës ka marrë pjesë në ushtrimin fushor “Defender Europe 21” që u zhvillua në disa vende të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë.

(r.m.)