Ramstein (Gjermani), 19 mars 2024 – Kosova do t’i dërgojë Ukrainës një paketë ndihmash ushtarake për të mbështetur luftën për çlirimin e territoreve të pushtuasra nga Rusia.
Kjo u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, pas takimit të 20-të të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, që u mbajt të martën në bazën ushtarake Ramstein në Gjermani.
Ministri Maqedonci, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova do të dërgojë në Ukrainë një paketë të ndihmës ushtarake, e cila përfshin dhjetëra kamionë taktikë, automjete taktike dhe autoblinda ushtarake.
“…të pranishmit i njoftova për paketën e parë të mbështetjes ushtarake që do të dërgohet në Ukrainë gjatë javës së ardhshme e që përbëhet nga dhjetra kamiona taktik, automjete taktike dhe autoblinda ushtarake”, ka shkruar Maqedonci.
Ai ka thënë se kjo ndihmë ushtarake pritet të niset drejt Ukrainës brenda javës së ardhshme.
Ministri Maqedonci ka paralajmëruar se Kosova është në përgatitje e sipër të paketës së dytë mbështetëse për Ukrainën, e cila përfshin “mijëra predha të mortajave”.
“…në fjalën time njoftova për koordinimin dhe përgatitjen e pakos së dytë mbështetëse ushtarake që përbëhet nga mijëra predha të mortajave që do të dërgohet së shpejti në Ukrainë me qëllim mbështetjen e njësive ushtarake të Ukrainës për rritjen e fuqisë së zjarrit indirect”, ka shkruar ai.
Ministri Maqedonci i ka njoftuar ministrat dhe përfaqësuesit e mbi 50 shteteve anëtare të Grupit të Kontaktit edhe “për mbështetjen e FSK për trajnimin e trupave ukrainase në kuadër të Operacionit Interflex në Britani si dhe trajnimin për deminim për trupat ukrainase që jemi duke e realizuar në bashkëpunim me EUCOM, në Kosovë”.
Gjatë takimit më Ramstein, ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka zhvilluar takime me disa ,imistra dhe p٥rfaqësues të vendeve mike e aleate.
Postimi i plotë i ministrit Maqerdonci:
Sot në takimin e 20-të të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës në Ramstein të Gjermanisë, theksova që Republika e Kosovës qëndron e palëkundur në mbështetjen e luftës së drejtë të popullit të Ukrainës dhe do të mbështesë atë deri në fitoren përfundimtare.
Ministrat dhe perfaqesuesit e mbi 50 vendeve të Grupit të Kontaktit i informova për mbështetjen e FSK për trajnimin e trupave ukrainase në kuadër të Operacionit Interflex në Britani si dhe trajnimin për deminim për trupat ukrainase që jemi duke e realizuar në bashkëpunim me EUCOM, në Kosovë.
Gjithashtu të pranishmit i njoftova për paketën e parë të mbështetjes ushtarake që do të dërgohet në Ukrainë gjatë javës së ardhshme e që përbëhet nga dhjetra kamiona taktik, automjete taktike dhe autoblinda ushtarake. Për më tepër, në fjalën time njoftova për koordinimin dhe përgatitjen e pakos së dytë mbështetëse ushtarake që përbëhet nga mijëra predha të mortajave që do të dërgohet së shpejti në Ukrainë me qëllim mbështetjen e njësive ushtarake të Ukrainës për rritjen e fuqisë së zjarrit indirekt.
(r.m.)