Prishtinë, 23 mars 2023 –Mikja e madhe e popullit të Kosovës, ish Sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, u kujtua e nderua në Kosovë të enjten, në një vjetorin e ndarjes nga jeta.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, bënë homazhe dhe vendosën buqeta melule te busti i zonjës Albright në Prishtinë.
Presidentja Osmani ka thënë se populli i Kosovës do ta kujtojë përgjithmonë zonjën Albright, të cilën e quajti “fener shprese” në kohët më të errëta.
“Së bashku me ambasadorin e SHBA-ve, Hovenier nderuam ish-sekretaren Madeleine Albright në përvjetorin e ndarjes nga jeta. Populli i Kosovës do ta kujtojë atë përgjithmonë si një fener shprese në kohët tona më të errëta. Ne vazhdojmë të udhëhiqemi nga lidershipi shembullor i saj”, ka shkruar Osmani në Twitter.
Together with @USAmbKosovo Hovenier, we paid tribute to former Secretary Madeleine Albright on the anniversary of her passing.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) March 23, 2023
The people of Kosovo will forever remember her as a beacon of hope during our darkest times. We continue to be guided by her exemplary leadership. 🇽🇰🇺🇸 pic.twitter.com/2Ldfk28ppi
Ambasadori Hovenier, në llogarinë e tij në Twitter, e ka cilësuar zonjën Albright mike të vërtetë të Kosovës. Ai ka thënë se puna dhe trashëgimia e zonjës Albright “mishërojnë partneritetin e fuqishëm” midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Sot, iu bashkova presidentes Vjosa Osmani për të bërë homazhe për Sekretaren Albright në njëvjetorin e vdekjes së saj. Lidershipi i Sekretares Albright në regjion ka shpëtuar jetëra të panumërta. Një mike e vërtetë e Kosovës, puna dhe trashëgimia e saj mishërojnë partneritetin e fuqishëm midis dy vendeve tona”, ka shkruar ambasadori Hovenier.
Today I joined @VjosaOsmaniPRKS to pay tribute to Secretary Albright on the 1st anniversary of her death. Secretary Albright's leadership in the region saved countless lives. A true friend of Kosovo, her work and legacy embodies the strong partnership between our two countries. pic.twitter.com/14h03abfi0
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) March 23, 2023
Zonjën Albright e ka kujtuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ai ka theksuar se sekretarja Albright e kishte kuptuar thellë dhimbjen e të tjerëve dhe se gjithë jetën e ka kaluar duke mbrojtur lirinë, përfshirë edhe atë të Kosovës.
“Sot, një vit nga vdekja e saj, ne e nderojmë Madeleine Albright, diplomaten e njohur dhe sekretaren e parë femër të shtetit. Pasi u largua nga vendi i saj, gjatë Luftës së Dytë Botërore, ajo e kuptoi thellë dhimbjen e të tjerëve dhe e kaloi jetën e saj duke mbrojtur lirinë, përfshirë atë të Kosovës”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Today, one year since her passing, we honor Madeleine Albright, a trailblazing diplomat and the first female secretary of state. Having fled her home country during WWII, she deeply understood the pain of others and spent her life defending freedom, including that of Kosova. pic.twitter.com/7eSmac9ERj
— Albin Kurti (@albinkurti) March 23, 2023
(r.m.)