Kosova humb 32 jetë nga COVID-9, kurse raste pozitive janë 1,612 në 24 orë

Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.618 doza të vaksinës kundër COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 13.953 testime, 1.612 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, kurse gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 32 raste të vdekjes.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.618 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 862.224 doza të vaksinës.

Deri më sot 291.645 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Sot janë shëruar 2.460 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 119.471.

Në total numri i rasteve aktive është 26.524.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!