Prishtinë, 15 prill 2022 – Udhëheqësit e institucioneve shtetërore të Kosovës, liderët e partive politike në opozitë dhe ekspertët e sigurisë i konsiderojnë sulmet e dutëve të fundit ndaj Policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit si alarm përsigurinë në Kosovë. Pothuajse të gjithë kanë kërkuar që këto sulme të trajtohen me seriozitet dhe të vështrohen si përpjekje për destabilizim të kosovës dhe të mbarë rajonit.
Zyra e Presidentes së Kosovës i ka cilësuar këto sulme si përpjekje për destabilizimin e situatës së sigurisë në Kosovë.
Shefi i kabinetit të Presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka thënë se këto sulme janë kryer nga Serbia dhe nga strukturat e saj kriminale.
“Ditët e fundit, Serbia dhe strukturat e saj kriminale kryen disa sulme që synonin Policinë e Kosovës në veri. Këto veprime të shoqëruara me tentativa dezinformuese synojnë të destabilizojnë situatën e sigurisë dhe politike në Kosovë. Ata do të dështojnë, shteti i së drejtës do të mbizotërojë”, ka shkruar Vela në “Tëitter”.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke iu referuar burimeve që kanë identifikuar sulmin e së enjtes si “të ardhur nga Serbia”, i ka bërë thirrje Serbisë që “të distancohet nga sulmet e dhunshme terroriste ndaj Policisë.
“Tri ditë rresht (13–15 prill) policët e Kosovës janë sulmuar në pikën kufitare me Serbinë. Dje dhe sot herët, një breshëri plumbash dhe një granatë dore janë hedhur ndaj policisë sonë. Burimet tona e kanë identifikuar sulmin e djeshëm si të ardhur nga Serbia”, ka shkruar Kurti.
For three days in a row (April 13–15), Kosova Police officers have been attacked at the border crossing point with Serbia. Yesterday & early today, a hail of bullets & a hand grenade were thrown at our police. Our sources have identified yesterday’s attack as coming from Serbia. pic.twitter.com/2msSq7e2yJ
— Albin Kurti (@albinkurti) April 15, 2022
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, e ka cilësuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri si vepër të kriminelëve dhe mohuesve të sovranitetit të Kosovës që provokojnë paqen e sigurinë në Kosovë. Por, ai theksoi se ata nuk do ta arrijnë këto qëllime.
“Sulmi ndaj Policisë së Kosovës afër pikave kufitare me Serbinë është akt kriminal dhe i pa tolerueshëm që për qëllim ka cenimin e rendit të ligjit për dobi të kriminelëve, në një kohë kur Kosovës i duhet stabiliteti e siguria, ndërsa mohuesve të sovranitetit tonë iu konvenon trazira dhe provokimi i paqes. Që të dy këto qëllime, janë e do mbesin të paarritshme kundër shoqërisë tonë multietnike e shtetit tonë sovran dhe të pavarur”, ka thënë kryetari i PDK-së, në njëportim në Facebook.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka shprehur shqetësimin për sulmet e armatosura ndaj zyrtarëve policorë të Kosovës dhe ka shprehur mbështetjen e plotë për institucionet e sigurisë.
“LDK ofron gjithë mbështetjen e nevojshme për Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera të sigurisë në ushtrimin e detyrave kushtetuese dhe garantimin e sigurisë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, ka thënë LDK.
Kryetari i Aleancëa për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i ka cilësuar sulmet si akte të krimit të organizuar.
“Krimi i organizuar ka sulmuar Policinë e Kosovës. Këto akte kriminale janë alarm për të gjithë. Krimi i organizuar nuk ka përkatësi politike as etnike. Ai i rrezikon të gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësisë etnike, andaj është në interesin e secilit individ dhe komunitet që ta denoncojë e ta luftojë krimin”, ka shkruar Haradinaj n Facebook.
Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se këto sulme dëshmojnë se në pjesën veriore të Kosovës janë aktivë individë dhe grupe të organizuara kriminale, të lidhura me Listën Serbe e të mbështetura nga Beogradi.
“Këto sulme vijnë nga individë dhe grupe kriminale që kanë lidhje të ngushta me Listën Serbe, me politikën në veri dhe me Beogradin”, ka thënë Qalaj për Telegrafin.
“Policia e Kosovës dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë duhet të mbledhin informatat e nevojshme për individët dhe grupet që merren me këto aktivitete e pastaj Prokuroria dhe Policia duhet t’i kryejnë procedurat për arrestimin e tyre”, ka shtuar ai.
Qalaj ka thënë se kapacitetet e Policisë së Kosovës në këtë pjesë të vendit duhet të rriten.
“Policia e Kosovës duhet ta shtojë numrin e zyrtarëve atje. Duhet të ketë edhe policë të Njësisë Speciale, kurse përbërja e saj duhet te jetë e përzier, pra të ketë edhe policë serbë edhe shqiptarë”, ka thënë ai.
(r.m.)