Prishtinë, 29 shtator 2023 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar ndihmë më të madhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’iu kundërvënë planeve luftarake të Serbisë.
Në një bisedë telefonike me këshilltarin për siguri kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan, Kurti ka thënë se Policia e Kosovës do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me KFOR-in.
“Kam falënderuar Shtetet e Bashkuara për mbështetjen dhënë Kosovës në sigurinë kufitare dhe kam kërkuar ndihmë më të madhe kundër planeve luftarake të Serbisë. E kam siguruar për bashkëpunimin e vazhdueshëm të Policisë së Kosovës me KFOR-in dhe se përkushtimi ynë për t’i mbrojtur të gjithë qytetarët është i palëkundur”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Të premten Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkuan nga Serbia që t’i tërheqë trupat ushtarake nga zona kufitare me Kosovën dhe që pjesëtarët e grupit të armatosur serb që sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit të mbahen përgjegjës.
Po të premten, NATO-ja miratoi shtimin forcave të KFOR-it në Kosovë,
(r.m.)