Kosova kërkon që Serbia ta konfirmojë identitetin e personit të vrarë që prezantohet si Faton Jarizi

Prishtinë, 19 korrik 2024 Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka njoftuar se nga autoritetet e Serbisë ka kërkuar të konfirmohet identiteti i personit të vrarë të premten në Tërbushnicë të Serbisë, i cili u identifikua në media si shtetasi i Kosovës, Faton Hajrizi.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi, pas raportimeve për vrasjen e një shtetasi të Republikës së Kosovës në Serbi, ka kërkuar nga autoritetet serbe që të konfirmojnë identitetin e personit të vrarë”, thuhet në një njoftim të kësaj ministrie.

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se policia serbe e ka vrarë Faton Hajrizin sepse ai nuk kishte pranuar të dorëzohet dhe kishte qëlluar nëntë herë ndaj policëve që e kishin vënë në rrethim në prona të Banjës së Kovilaçës.

Mediet serbe kanë publikuar edhe fotografi të një personi të shtrirë barkas në barë me një armë pranë. Policia tha se personi i shntrirë është Faton Hajrizi, por nga fotografia është e pamundur të bëhet identifikimi i tij.

Daçiq është shprehur i lehtësuar pas vrasjes së Hajrizit, duke e përsëritur atributin “terrorist shqiptar”.

“Kështu e kemi hequr qafe jo vetëm terrorizmin shqiptar, por edhe një rast ndërkombëtar”, ka thënë ai.

(r.m.)