Prishtinë, 4 korrik 2022 – Qeveria e Kosovës ka vendosur të hënën sanksione shtesë ndaj Rusisë për shkak të agresionit të saj ushtarak në Ukrainë.
Zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla, në mbledhjen e sotme tw qeverisw, ka thwnw se marrja e vendimeve të tilla do të kontribuojë në vazhdimësinë e bashkëpunimit të ngushtë tw Kosovws me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Bashkimin Evropian.
Këto sanksione përfshijnë masa kufizuese të eksportit të mallrave dhe teknologjisë me përdorim të dyfishtë, si edhe të mallrave dhe teknologjisë që mund të kontribuojnë në përmirësimin e teknologjisë në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë të Rusisë. Po ashtu, përfshijnë masa kufizuese që ndalojnë investimet e reja në sektorin e energjisë në Rusi, si dhe një kufizim gjithëpërfshirës i eksportit të pajisjeve, teknologjisë dhe shërbimeve për industrinë e energjisë në rusi.
“Masa kufizuese që ndalojnë të gjitha transaksionet me disa kompani shtetërore, të cilat tashmë janë objekt i kufizimeve të financimit dhe, së fundi, masa kufizuese që ndalojnë ofrimin e shërbimeve të vlerësimit të kredisë”, ka thënë ministrja Gërvalla.
Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Shtetet perëndimore i kanë dënuar veprimet e Rusisë dhe kanë vendosur sanksione ndaj Moskës. Nga vendet e rajonit, Kosova, Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kroacia e kanë dënuar sulmin rus ndaj Ukrainës. Serbia dhe Bosnja e Hercegovina janë të vetmet vende tsw rajonit që nuk e kanë dënuar agresionin rus.
(r.m.)