Kovaçevski: Maqedonia e Veriut e mbështet dialogun Kosovë-Serbi

Ohër, 18 mars 2023 – Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, tha se e mbështet dialogun Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve. Ai ka theksuar se dialogu mes palëve është e vetmja zgjidhje për stabilitet rajonal.

Kovaçevski e ka bërë këtë deklaratë pas takimeve që ka zhvilluar me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidentin e Serbisë, para se ata të takoheshin me shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe të dërguarin special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Kam pasur takime të ndara bilaterale me presidentin Vuçiq e kryeministrin Kurti. Besoj që është e nevojshme dhe e vetmja zgjidhje për stabilitet në rajon. Kontributi i BE-së duhet të normalizoj marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës”, ka thënë ai.

Kovaçevski ka thënë se Maqedonia e Veriut nuk është zgjedhur rastësisht për zhvillimin e takimeve të këtij niveli dhekatheksuar se Ballkani Perëndimor e ka vendin në BE.

“Do të doja të nënvizoj se Republika e Maqedonisë  së Veriut nuk është zgjedhur rastësisht. Shteti jonë i mbështetur nga BE-ja ka bërë një hap historik, ne jemi bërë anëtar të NATO-s. Besojmë që dialogu është e vetmja mënyrë për të arritur progres. Vendi i vendeve të Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian”, ka theksuar Kovaçevski.

(r.m.)