Krasniqi: Në Kosovën multietnike s’ka hapësirë për Asociacion njëetnik

Prishtinë, 7 janar 2022 – Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, e përjashtom kategorikisht mundësinë që Asociacioni i komunave më shumë serbe të formohet në baza etnike.

“Duhet të kuptohet një herë e mirë se Kosova është ndërtuar si shtet i të gjithë qytetarëve, shtet multientik. Në një shtet multietnik nuk ka hapësirë për asociacione apo etnitete njëetnike. Kjo është edhe më e rëndësishme kur merret për bazë edhe opinioni i komuniteteve tjera që jetojnë në Kosovë”, ka thënë ai.

Krasniqi ka thënë se nisma për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe Projektligji për menaxhimin e performancës komunale do të korrigjojnë mangësitë e së kaluarës dhe do të përmirësojnë efikasitetin e komunave.

(r.m.)