Krasniqi: PDK beson se vendi ka nevojë për një qeveri të re, stabile e të përgjegjshme

Prishtinë, 19 shkurt 2025 – Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka deklaruar se kjo parti beson se Kosova “ka nevojë sa më shpejt për një qeveri të re, stabile dhe të përgjegjshme.

Krasniqi e ka shprehur këtë qëndrim të mërkurën, në takim me të ngarkuarën me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, ku është diskutuar për zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë.

“Në vazhdën e takimeve me misionet diplomatike në Kosovë, sot pata kënaqësinë të pres në selinë e PDK-së të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën Amerikane, Anu Prattipati. Një diskutim i hapur dhe pozitiv mbi zgjedhjet e 9 shkurtit, respektimin e vullnetit qytetar dhe përmbylljen e procesit në mënyrë demokratike – ashtu siç e meriton Kosova”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

“PDK beson se vendi ka nevojë sa më shpejt për një qeveri të re, stabile dhe të përgjegjshme. Pavarësisht rrethanave politike, angazhimi ynë për të mirën e qytetarëve dhe forcimin e institucioneve të shtetit mbetet i palëkundur”, ka shtuar ai.

Krasniqi ka theksuar se Amerika ka qenë dhe mbetet partneri strategjik i Kosovës dhe këtë ia ka thënë diplomates amerikane.

“SHBA-ja ka qenë dhe mbetet partneri ynë strategjik. E falënderova zonjën Prattipati për mbështetjen e jashtëzakonshme që SHBA-ja i ka dhënë Kosovës në çdo hap të rrugëtimit të saj”, ka shkruar kryetari I PDK-sPDK-së, Memli Krasniqi.

(r.m.)

Comment

*