Prishtinë, 11 prill 2025 – Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, njoftoi të premten se partia e tij nuk ka marrë deri tani ndonjë ftesë nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për bisedime për mundësinë e krijimit të koalicioni qeverisës në Kosovë.
Krasniqi u tha gazetarëve se as nuk është takuar dhe as nuk pret takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për të diskutuar për çështjen e formimit të qeverisë së re të përbashkët.
“Sikur të kishte ndodhur, do ta kishit kuptuar tashmë, sepse jo nuk bëhet në mënyrë jopublike. Nuk ka ftesë as takim e as nuk pres që të ketë”, tha ai.
Krasniqi shprehu bindjen se Kurti do të dështojë të sigurojë numrin e nevojshëm të votasve të deputetëve për ta formuar qeverinë e re dhe shtoi se PDK-ja, si forcë e dytë politike, pret që kandidati I kësaj paertier për Kryeministër, Bedri Hamaza, ta marrë mandatin për formimin e qeverisë nga Presidentja e vendit.
“Presidentja do të duhej, në rastin e dështimit të Kurtit si i pari në këto zgjedhje, të na ftojë neve për ta mandatuar kandidatin tonë. Ne e kemi mandatuar Bedri Hamzën”, tha Krasniqi.
Krasniqi tha se PDK-ka ka biseduar me të gjitha partitë opozitare për krijimin e koalicionit tëe ri qeverisës.
“Ne kemi komunikim të vazhdueshëm me partitë opozitare dhe besoj shumë se, duke e respektuar rendin dhe hapat kushtetues, pas dështimit të mundshëm të partisë së parë, ne jemi të gatshëm t’i ofrojmë një Qeveri të re qytetarëve të vendit. Me të gjitha partitë kemi biseduar”, tha ai.
Por, Krasniqi e përjashtoi mundësinë që PDK-ja t’ia dorëzojë dikujt tjetër pozitën e pozitën e kryeministrit. I pyetur e do ta pranonte PDK-ja kushtin e LDK-së që ajo ta ketë pozitën e kryeministrit në rast të arritjes së një marrëveshjeje për koalicion të partive opozitare, Krasniqi kujtoi se PDK-ja ka dalë e dytas në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe kandidati i saj për kryeministër, Bedri Hamza, është figurë e pranueshme edhe për partitë tjera politike dhe për qytetarët.
“Jam i bindur që [Hamza] është përtej një figure partiake politike, një figurë e pranueshme edhe për partitë tjera politike dhe për qytetarët në përgjithësi, pa dallim të votave që i kanë dhënë më 9 shkurt”, theksoi ai.
Kryetari i PDK-së është pyetur edhe për pozitën e Presidentit të Republikës, e cila konsiderohet si një ndë pozitat drejtuese që përfshihen në marrëveshjet e partive politike për koalicione. Ai ka thënë se tani është shumë heret të diskutohet për pozitën e presidentit. Por, ai la të kuptohet se PDK-ja nuk do ta synonte poziutën e Presidentit, në qoftë se do ta kishte pozitën e kryeministrit.
“Është shumë herët të diskutohet për pozitën e presidentit. 11 muaj mandat i kanë mbetur presidentes aktuale. Sikur të merreshin vesh shpejt për të formuar një qeveri të re, të udhëhequr nga Bedri Hamza, ma merr mendja që në proces janë 10-11 muaj të cilat do të sjellë një situatë të re”, u shpreh ai.
(r.m.)