Romë, 1 nëntor 2021 – Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë vizitës zyrtare në Romë, këtë fundjavë, e ka takuar drejtorin e përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH),Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Kreu i OBSH-së, përmes një mesazhi në “Twitter”, e ka vlerësuar angazhimin e presidentit Meta në luftën kundër pandemisë së koronavirusit në Shqipëri.
“Faleminderit President i Shqipërisë Ilir Meta për punën tuaj për të luftuar #COVID19 në shtëpi dhe mbështetjen e forcimit të sistemit shëndetësor global për të parandaluar krizat e ardhshme. Mbështetja e #Shqipërisë për paktin e propozuar ndërkombëtar, për gatishmërinë dhe reagimin ndaj pandemisë, tregon përpjekjen tuaj për një planet më të sigurt”, ka shkruar Ghebreyesus.
(r.m.)